
Kodi
rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa
administrative varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese
pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit.
Në
këtë kuadër Policia e Shtetit, në mënyrë të veçantë Policia Rrugore ka nisur
një fushatë sensibilizimi ku deri me datën 05.09.2016 do ketë vetëm këshillime dhe
pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor. Drejtoria
e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe
dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë fushatë
sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e
rregullave të qarkullimit rrugor. Vijon
shpërndarja e mijra fletë palosjeve qe u jepen drejtuesve të automjeteve në pikat
e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale. Fushata
sensibilizuese sot po vijon në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe në akset
rrugore të Qarkut Gjirokastër. Kjo
fushatë do vijojë në gjithë Shqipërinë.
Por
njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese
ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate. Janë
vendosur gjithsej 1.679 masa administrative. Duke
përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar
në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe
1 drejtues mjeti në gjendje të dehur. Janë
pezulluar gjithsej 26 Leje Drejtimi , nga këto: 2 për pije alkoolike, 13 për
shpejtësi dhe 11 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë
këshilluar 237 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Jane
vendosur 56 masa per përdorim celulari, 73 masa për mos vendosje të kaskës
mbrojtëse, si dhe 234 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, si
dhe janë dërguar në OASH, 30 drejtues mjetesh . Gjithashtu
janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
No comments:
Post a Comment