26 September 2016

Çuçi: Të rinjtë, energjia që i duhet Gjirokastrës ,takimi i pare pas shkarkimit te Kokedhimes

Bledi Çuçi, Ministri i Shtetit për Çështjet vendore tani dhe  koordinator i PS-së për qarkun Gjirokastër takimine pare e beri me te  rinj në strukturën e FRESSH. "Mendoj se ka një ringjallje të jetës politike në bashkinë Gjirokastër dhe në gjithë qarkun dhe për këtë ndihem mirë. Ka patur disa aktivitete të suksesshme organizuar nga FRESSH, ku do të veçoja atë në ditën e Paqes. Forumi i të rinjëve ishte më i suksesshmi në të gjithë vendin duke treguar se këtu ka shumë energji që duhen aktivizuar. Mendoj se misioni ynë si politikanë është që këto vlera t'i mbajmë këtu. Duhet ti motivojmë që këta të rinj të mos largohen drejt kryeqytetit apo vendeve të tjera. Gjirokastrës i duhen këto energji për të plotësuar mozaikun e gjithë trashëgimisë, për ta kthyer këtë qytet në një nga qendrat me gravitetin më të lartë turistikë në gjithë rajonin. Çdo turistë i huaj që shkel në Shqipëri ka dëshirë ta vizitojë qytetin e gurtë. Me investimet që kemi ndërrmarë në tri vitet e fundit në do t'u ofrojmë vizitorëve më shumë. Ajo që synojmë është t'i shtyjmë këta vizitorë të nisen apostafat për Gjirokastrën për të vizituar Shqipërinë"

No comments:

Post a Comment