19 August 2016

Sfida me zjarret ne Jug


Bashkia e Gjirokastres tha se parandalimi dhe minimizimi i rasteve të zjarreve është një nga sfidat me të cilat po përballen efektivët e MZSH-së dhe Agjensitë në varësi të Bashkisë Gjirokastër gjatë kësaj periudhe. Sensibilizimi i komunitetit ishte në qendër të një takimi të zhvilluar me MZH-në, drejtues të Agjensisë së Shërbimeve Publike e Agjensisë së Shërbimeve Bujqësore, Veterinare e Mjedisore, të Policisë Bashkiake dhe Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Bashkia Gjirokastër paralajmeroi se  në çdo rast zjarri do të ndjekë gjithë hapat ligjorë për vënien para përgjegjësisë dhe ndëshkimin e gjithë zjarrvënësve të qëllimshëm.

No comments:

Post a Comment