Nga
Kristo ÇIPA
Brenda
Kombit shqiptar gjuha dhe polifonia kanë qenë përballë rezikut për egzistencën
e vet e para se nuk shkruhej dhe e dyta nuk pentagramizohej.
Të
dyja e kanë një mit, atë të prejardhjes prej Perëndive. Sot, gjuha është ulur
në fronin e saj (shkolla, universitete, akademi) e dyta rron e sëmur nëpër
shpirtrat e njerzëve që e mbartin duke bërë lëvizje kaotike si vet ata.
Thone
se polifonia po tretet si vesa mbi fijet e barit. A duhet besuar!?
Nuk
na rezulton e vërtetë.
Ndoshta
se është e jona apo ka diçka më thelbësore të lidhur me ekzistencën tonë dhe
nuk mund të na lëshojë edhe në këtë maratonë globalizimi?!
Nga
ana tjetër ka edhe diçka mistike dhe të pashpjegueshme që ndodhet mes reales e
sureales, toksores dhe qiellores,trupit dhe shpirtit.
Thonë
se ajo ka lindur një vakt para zjarrit dhe tenton perjetësinë!
Pa
akorde, dirigjent, muzikë, ajo mbështjell mijëravjeçarët me mjegullimin bekues
nëpër trojet e lëngatës që kurre s’gjetën prehje por me dashje apo padashje
unifikon një të tërën shpirtërore edhe pse të ndarë gjeopolitikisht.
Ajo
është histori, dritë, besim dhe frymë. Koha punon për ta tretur por e shkuara
nuk e lejon.Misioni i saj hyjnor po e ngre nga lëngimi për të egzistuar.
E
sëmurë por kurrë e plakur.Sa herë e dëgjojmë na duket se kalojmë portën e
botës mistike dhe e kërkojmë ta kapim megjthëse është brenda nesh, në
mish e në shpirt. E gjitha e jona. Bëhet fjalë për një kryevepër të njerëzimit,POLIFONINE!
Thënë ndryshe, kënga e vendit me shumë zëra.
E
kemi të gjallë nëpër duar dhe nuk e kuptoj pse i hedhim sytë nëpër imazhet e
rreme,artificiale për kulturën tonë kombëtare.
Vet
e nëpërkëmbim,të tjerët na e lavdërojnë dhe e kërkojnë. Kur i shikon se si e
dëgjojnë, shijojnë dhe e vlerësojnë,thua ,a ekziston mes nesh apo bëhet
fjalë për një vlerë të ndonjë planeti tjetër? Por kur e përkëdhel nëpër duar
shumë shpejt i dallon plagët që ka . Dhe nuk kërkon mjekim të gjatë e të
kushtueshëm. Më shumë vëmëndje dhe respekt. Ky “himn njerëzor” lindi nga
dëshira popullore me një harmoni perfekte dhe unitet
muzikor e shpirtëror unikal dhe është po kjo dëshirë që e mbart nëpër
shekuj së bashku me egzistencën e vet.
Edhe
pse armë skish në vetvete ka qenë arma më e fuqishme që ska lejuar
asimilimin. Ndoshta se lindi largë instrumentave apo më saktë përpara
instrumentave muzikor qëndron e madhërishme në fronin e saj, Labërinë, midis
njerzve dhe perëndive.
Ndonse
ka marrë një pasaportë kryediplomati në UNESCO ajo e kërkon mbrojtjen dhe
institucionin atje ku lindi dhe rron, në mëmëdheun e saj.
Por
gjatë viteve të vështira të tranzicionit e ka patur një ëngjëll mbrojtës
që e shikonte jo vetëm nëpër skena e festivale por edhe kur
pushonte në gjumin e saj nanuritës. Bujar Leskaj ka qenë i dashuruar i marrosur
i kësaj magjie dhe i ka qendruar si kalorësi Princeshës në çdo hall dhe
lëngatë të saj.
Nuk
ka këngëtar, krijues, interpretues të iso-polifonisë që nuk ka ndier
ndihmën e madhe këmbëngulëse të Bujarit dhe përkujdesjen pa kusht për gjithçka
që i duhet këngës dhe këngëtarëve. Kur është midis tyre ai ka një dehje
polifonike si në vargjet Homeriane.
Kënga
Polifonike është e shenjtë dhe kush e ndihmon dhe e dashuron atë shenjtërohet
edhe vet. Që kjo këngë mos ti lihet spontanitetit dhe
përkujdesjes së të dashuruarve duhet patjetër të mbrohet me Institucion.
Qëllimi i këtij shkrimi nxitja e një debate se si mund ta ruajmë,
zhvillojmë e transmetojmë këtë vlerë universale që në procesin e
europianizmimit t’ja çojmë të kristaltë botës së vlerave.
Mendoj
se ka ardhur koha që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e
Arsimit dhe Akademinë e Shkencave të planifikojnë që në programet mësimore në
shkollat 9-vjeçare, brenda orës së muzikës të bëhet mësimi i këngës
iso-polifonike në trevat ku ajo këndohet. Për trevat e tjera ajo pjesë e
folklorit që trashëgohet. Duke marrë shembuj nga vendet fqinje mëson se
pikërisht në bangat e shkollës merret vallja dhe kënga e popullit tënd. Për
fatin e mirë sot ende jetojnë bartës të kësaj kënge iso-polifonike që kanë
mundësi fizike për t’jua transmetuar këtë këngë brezave duke siguruar
vazhdimësinë e saj ,ngulitjen në gjoks dhe mendjen e fëmijëve. Duke punuar
kështu, shekulli që jemi ka të garantuar këtë vlerë.
Dhënien e këtij mësimi UNESCO dhe BE mund ta financojnë me
projektet e tyre.
Qëndra
Kombëtare e Veprimtarive Folklorike duhet të jetë një institucion me Buxhet të
pavavarur dhe të ketë ekskluzivitetin e organizimit të veprimtarive
folklorike, të përgatis projekte specifike për iso-polifoninë. Në këto projekte
kam parasysh edhe vet programin mësimor në shkolla, organizimin e
festivaleve të veçuara rajonale të iso-polifonisë dhe polifonisë. Vlerësimin e
krijuesve dhe interpretuesve të kësaj mrekullie. Me këtë rast gjej
momentin ti drejtoj një falenderim të veçamtë Presidentit Nishani për
vlerësimin e herë pas hershëm që u ka bërë interpretuesve të polifonisë
dhe njohjen e thellë që ka për iso-polifoninë
Në
kuadrin e ruatjes dhe zhvillimit të kësaj kryevepre të njerëzimit, përgatitja e
një ligji të veçantë për të disiplinuar fenomenin e rezikshëm të imitimit dhe
huazimit të motiveve e karakterit specifk nga njëra trevë në tjetrën duke patur
parasysh aspektin burimor dhe elementët përbërës karakteristik të saj, do të
ishte me shumë interes. Që kjo këngë të mos mbetet relikë arkaike por të jetë
bashkëkohore, ligji duhet të ndërtohet mbi kritere shkencore rigorozisht
të kontrolluara nga Akademia e Shkencave me qëllim që e nesërmja e Polifonisë
të jëtë më e shëndritshme se e sotmja.
Ka
ndodhur shpesh që frytet e mrekullueshme të kësaj kënge ti vjelin “xhambaz e
matrapaz” që kurrë nuk kanë patur lidhje me polifonin që s’kan bërë këngë e
skan ndërtuar një tekst. Gjithashtu janë zhvilluar festivale e janë dhënë tituj
me emra që s’kanë patur lidhje me iso polifonin. Për këtë mendoj se njerëzit që
duhet të merren me gatitjen e brumit folklorik të jenë këta krijues që
ndjeshmërin për këngën e kanë në shkallën sipërore dhe çdo deformim të saj nuk
do ta lejojnë.Pikërisht këta njerëz duhet të përzgjidhen nga institucioni
përkatës
Sugjerime
e mendime që mund ta pasurojnë organizimin në institucion të këngës
iso-polifonike , janë te mirëpritura e të debatueshme në çdo moment.
Shpesh
floriri mbahet i fshehur nëpëe errësirat e tokës dhe skuta të kohës , ndërsa
ari i polifonis është i ekspozuar nga qielli në toke në formë të ylbertë
që vetëm mbi tokën shqiptare e ka kaq të shndritshem shkëlqimin dhe shumë të
pakët fitimin.Sot është herët , nesër do të jetë vonë për të të mos e lejuar
tretjen e të përjetshmes.







No comments:
Post a Comment