Gjirokastër - Memaliaj 

Vijojnë operacionet Anti-Cannabis
Asgjësohen rreth 3086 bimë narkotike të llojit të dyshuar Cannabis Sativa.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik model 56.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Qafa e Ujkut", Njësia
Administrative Buz , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela 800 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Gjithashtu në vendin e quajtur "Përroi i Dokaj" , Luftinjë 2 , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 2 000 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Ferat e Hankos" në Malin e
Sopotit ,Gjirokastër , u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 286 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Në afërsi të këtyre parcelave u gjetë një armë zjarri automatik model 56.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike"
No comments:
Post a Comment