Nje
dite gushti si sot do te shuhej ne regetimat e fundit trupi i ligur i te madhes
Musine. Me gjithe vuajtjet qe pesoi ne jete po largohej e qete per ne qiell.
Pak dite para se te mbyllte syte perjetesisht u kishte dorezuar te afermve te
saj Platon e Bibika doreshkrimet, librat e bibliotekes, sende te saj personale,
ato pak gjera qe i konsideronte te vlefshme per te mos u varrosur bashke me te.
Ne
vetedijen e saj pranonte rrugen qe i kishte caktuar fati, prandaj kembengulte
leter pas letre qe te afermit e saj te shkonin te merrnin doreshkrimet. Bibika
tregon se Musineja kishte paketuar gjithshka ne menyre perfekte. Pasi ua
dorezoi nxorri nje psheretime lehtesimi dhe u ul duke thene: "Tani jam e
qete. Mund te shkoni".
Ndoshta ajo e dinte me pare se te tjeret qe do te
vinte nje dite ndryshe.
Shteti komunist u perpoq sa mundi ta varroste ne
harrese, por ajo driteron gjithmone e me shume.
E mira, e drituara, e mencura,
e pagjunjezuara, e paharruara Musine.






No comments:
Post a Comment