31 August 2016

Me 5 shtator degjese publike per Planin vendor ne Gjirokaster

Bashkia Gjirokastër  tha se në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban organizojnë ditën e hënë, datë 5 shtator, ora 12.00 në sallën e Kinemasë së Re, dëgjesë publike për prezantimin e Draftit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit të Përgjithshëm Vendor.
Në këtë takim pjesëmarrësit janë të ftuar të japin mendimet e tyre për:

• rëndësinë e burimeve natyrore të Bashkisë, ndjeshmërinë e tyre si edhe cilësinë aktuale të burimeve natyrore;

• ndikimin negative ose pozitiv të propozimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor mbi burimet natyrore dhe faktorët mjedisorë (psh terrenin, ujin, klimën, florën, faunën etj);

• ndikimet kryesore mjedisore që mund të rezultojnë nga zbatimi I Planit të Përgjithshëm Vendor;

• masat e nevojshme për trajtimin e ndikimeve mjedisore


No comments:

Post a Comment