Nga
kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë
kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi të fshatit Lekdush,
Njësia Administrative Kurvelesh,Tepelenë u konstatuan dhe u asgjësuan në 5
parcela 1400 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu
në afërsi të fshatit Progonat u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 650
bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët
u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia
po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet
i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale
"Kultivim i bimëve narkotike"






No comments:
Post a Comment