Neni 8
Palët e interesuara
1. Palët e interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik janë:
a) organet publike;
b) shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe grupet e interesit;
c) personat fizikë të huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe
personat juridikë të huaj, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.
2. Personat e tjerë të huaj mund të marrin pjesë në procesin e konsultimit, në përputhje me
marrëveshjet ndërkombëtare ose me kërkesë të drejtpërdrejtë të organeve publike, kur e çmojnë të nevojshme.
Neni 9
Të drejtat e palëve të interesuara
Palët e interesuara në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik kanë të drejtë: a) të kërkojnë informacion për procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë aksesin në projektakt, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; b) t’u propozojnë organeve publike fillimin e procedurës për hartimin dhe miratimin e projektakteve, sipas planit vjetor të procesit të vendimmarrjes, publikuar nga organi publik, në përputhje me parashikimet e shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji; c) t’u dorëzojnë organeve publike komente dhe rekomandime për projektaktet që janë në proces të njoftimit e të konsultimit publik. Neni 10 |
Koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik
Çdo organ publik cakton një person si koordinator të njoftimit dhe konsultimit publik, i cili është përgjegjës për bashkërendimin dhe administrimin e përgjithshëm të punës për garantimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik, të parashikuar nga ky ligj. |
No comments:
Post a Comment