Gjirokastra , si qender rajonale e ka pasur aeroportin e saj qysh
para 80 vitesh … pra ne sot kerkojme te riaktivizojme ate si nje realitet
infrastrukturor komunikimi i nje rendesie te vecante per zhvillimin rajonal , i
cili ekziston dhe ka funksionuar per shume vite , por fatkeqesisht sot nuk po
funksionon! Nuk ekziston asnje rast ne boten e zhvilluar qe aeroporti te
mbyllet , qofte dhe per arsye te krizave ekonomike , perkundrazi eshte i
sygjeruar si element infrastrukturor qe shton kontaktet duke ndihmuar per
daljen nga krizat ! Nje qender e rendesishme turistike rajonale me standarte
europiane nuk mund te kuptohet pa prezencen e nje aeroporti .
Pikat eforta per rivenien ne funksion te aeroportit te
Gjirokastres :
1. Gjirokastra kerkon te riaktivizoje aeroportin e saj historik
80 vjecar , i cili i ka sherbyer ketij rajoni ne dite te mira dhe te keqia,
edhe sot ne cdo emregjence.
2. Aeroporti i Gjirokastres eshte ne vije ajrore mbi 100 km nga
ai i Rinasit dhe ka mundesi te jete aeroport Rajonal nderkombetar, pa penguar
ndertimin e cdo aeroporti tjeter, kudo qofte ne shqiperi greqi apo kudo gjetke.
3. Gjirokastra eshte Qendere rendesishme administrative ; qender
prefekture , qarku ku kane zyrat gjithe drejtorite rajonale per Jugun e
Shqiperise.
4. Gjirokastra qytet ne UNESKO , pasuri e trashegimise kulturore
boterore , perben nje vlere te vecante.
5. Gjirokastra eshte nje ngaQendrat me t e rendesishme te
Turizmit Kulturor gjithvjetor , me nje ritje progresive te vizitoreve nga viti
ne vit. Vetem vitin qe shkoi sipas statistikave te peraferta kane qene rreth
pesedhjet mije vizitore qe vizituan qytetin e gurte.
6. Qender e rendesishme Tregetareku operojne disa prej kompanive
ne te medha te Shqiperise .
7. Qendra mee rendesishme e Industrise se amballazhimit te ujit
, me rreth gjashte fabrika ,si dhe industria e perpunimit te qumeshtit ,drurit
, gurit , agroindustria , plastika , ndertimi etj.
8. Qendra mee madhe Bankare ne Jug te vendit , me rreth
dymbedhjet filiale bankash vendase dhe te huaja.
9. Ne Rajonin e Gjirokastres jane tre pika doganore; Kakavia,Tre
Urat dhe Sopiku te cilat perballojne fluksin me te madh te levizjeve me shtetin
fqinj Greqine. Sipas statistikave vetem Kakavia ne ditenormale ka rreth nje
mije persona qe levizin me autobuza ose mjete te tjera ndersa ne fundjava dhe
periudhe festash levizja ditore eshte rreth pesemije persona.
10. Pozicion gjeografiki Rajonit te Gjirokaster eshte i
favorshem si vend kalim dhe kryqezim rrugesh lokale , kombetare dhe
nderkombetare , ku spikat afersia me Greqine si dhe afersia me portin
nderkombetar rajonal te Igoumenices , ky i fundit lehtesisht i arritshem fale
edhe nje rjeti komunikim rrugor te nivelit bashkekohor.
11. Gjirokastra eshte ne qender te trekendeshit me pasurite me
te medha kulturore dhe mjedisore si dhe e fluksit turistik :
BUTRINT-GJIROKASTER-BERAT.
12. Lugina e Drinos shume e pasur me site arkeologjike , ku
spikasin dy parqe arkeologjik, Antigoneja dhe Hadrianopolis, si dhe shume site
te tjera me emer .
13. Gjirokastraka qene dhe eshte Qendra Universitare dhe
shkollore me e rendesishme ne Jugun e Shqiperise.
14. Gjirokastra eshte qendra Mediatikeme e madhe ne Shqiperi pas
Tiranes.
15. Shkrimtari I.Kadare me emrin dhe vepre e tij e ka bere shume
te njohur Gjirokastren , gje qe nxit fluksin e turisteve per te vizituar
Gjirokastren.
16. Rajoni i Gjirokastres shume i pasur edhe me Monumente te te
natyres si Parqet Natyrore te Hotoves , Benjes (Permet) , Ujit te Ftohte (
Tepelene) , Viroit, Cajupi dhe Sotira (Gjirokaster), Rapi i Libohoves etj,,.
17. Distancanga Tirana e ben te domozdoshem funksionin e
aeroportit edhe si nje qendre per emergjencat civile dhe shendetesore sipas
standarteve nderkombetare .
18. Aeroportii Gjirokastres sipas specialisteve ndodhet ne nje
pozicion shume te favorshem per pritur dhe percjelle te apasionuarit e
fluturimeve me avion sportiv dhe turistik ,duke e bere ate shume atraktiv per
aereoklubet vendase dhe te huaja .
19. Ne baze te eksperiencave nderkombetare , por dhe sygjerimeve
konkrete te specialisteve vendas dhe te huaj te aviacionit te shprehura ne
shume studime per Aeroportin e Gjirokastres rezulton fakti se ky aeroport i ka
te gjitha elementet teknik per te qene nje aeroport rajonal nderkombetar.
20. Aeroporti nuk eshte LUKS , aeroporti eshte infrastrukture
europiane e domozdoshme per te dale nga ritmet dhe zhvillimet ku Gjirokastra
dhe rajoni jane fatkeqesisht sot !
21. Aeroportinuk i duhet rajonit vetem per Turizem por dhe per
Emergjencat Civile ..aeroporti na duhet Ne per dite te mira dhe te keqia !
Te nderuar miq dashamires intelektuale ,Gjirokastra ka nevoje
per mbeshtetje pozitive per te ndertuar ura komunikimi dhe projekte zhvillimi.
Aeroportet ne gjithe boten kane sjell vetem zhvillim.
NE I BEJME THIRJE GJITH OPINIONIT QYTETAR LE TA MBESHTESIM
RIAKTIVIZIMIN E AEROPORTIT TE GJIROKASTRES
ME RESPEKT
INXHINIER. BEXHET ҪOBANI







No comments:
Post a Comment