Policia
e Gjirokastrës në bashkëpunim me Komisariatin e Tepelenës dhe me forcat e FNSH
kanë asgjësuar 14 000 bimë narkotike cannabis sattiva në fshatin Kalivaç,
njësia administrative Krahës.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e
Guardia Di Finanza.
Operacioni është vijim i aksioneve të njëpasnjëshme për
goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni
i sotëm është zhvilluar në bazë të 6 koordinatave të ardhura nga monitorimi nga
ajri i bërë nga Guardia Di Finanza. Nga monitorimi u evidentuan 6 parcela dhe u
asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në kodrat e fshatit Kalivaç.
Policia
po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.







No comments:
Post a Comment