Baba Rexhepi,
një jetë e jetuar për fe dhe atdhe
“Kur të vdes
nuk dua ceremoni mortore. Amanet atë rasën e gurit që kam marrë nga
Gjirokastra, të ma vendosni te koka”
Nga Eugen Shehu
Lindi në
gushtin e vitit 1901 në qytetin e gurtë të shtetit amë, Gjirokastrës.U rrethua
që në vitet e para të jetës,me legjendën e famshme të kështjellës që mbante
emrin e Argjiro dhe që u lëshua si erë nga bedenat e kalasë,vetëm e vetëm për
mos ti ranë nën sundimin e të tjerëve.U rrethua prej tregimeve mbi trimëritë e
pashallarëve të Gjirokastrës,fama e të cilëve arrinte deri në Athinë.Por pati
edhe një fat të madh që do t’i paraprinte rrugëve të së ardhmes së vet.Ishte
nipi i parë,i të mrekullushmit Baba Selim,i teqesë së Zallit në
Gjirokastër.Rexhepi i vogël,shkonte të mësonte në shkollën fillore të
Gjirokastrës,në vitin 1907.Gjuha e përdorur aty ishte turqishtja por fati i
madh e çonte vogëlushin çdo ditë në Teqenë e Zallit,tek daja i tij ( vëllai i
nënës) i cili i mësonte në odën e madhe,gjuhën e bukur shqipe.Dhe tok me gjuhën
e bukur tonën,Baba Selim ushqente në shpirtin e nipit të vet, dashurinë e madhe
për Shqipërinë.Dihet tanimë se në vitet 1906-1909,Teqeja e Zallit në
Gjirokastër ka qenë shëndrruar në çerdhe të madhe të shqiptarizmës.Shahin
Kolonja e Sulejman Delvina, Cerçiz e Bajo Topulli, Mihail Grameno dhe Qemal
Panariti, shkonin shpesh në dhomën e kësaj teqeje dhe në biseda me Baba Selimin
ideonin kryengritjen e përgjithshme shqiptare për pavarsi kombëtare.







No comments:
Post a Comment