Ministri
i Drejtësisë, Ylli Manjani, mbështetur në nenin 19, pika 2 të ligjit nr.
33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozim
të Kryeregjistruesit ka shkarkuar sot z. Florjan Hysi nga detyra e
Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,
Gjirokastër.
Shkarkimi
nga detyra ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes të rregullt të detyrës së
ngarkuar nga ligji.
Shkaqe
të kësaj mase disiplinore që u vlerësuan nga Ministri Drejtësisë janë:
– Mosrepektimin
e afateve për trajtimin dhe dhënien e sëhrbimit të kërkuar nga qytetarët;
– Mungesë
të theksuar në administrimin e funksionit publik;
– Performancë
e ulët gjatë ushtrimit të detyrës.
Ministri
Manjani gjen rastin të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e tij për të
mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të
qytetarëve.






No comments:
Post a Comment