Rregullat, e njoftuara në Uashington, do të lejojnë bizneset të
përdorin dronë për të vëzhguar nga ajri tokat bujqësore, për të ndjekur
operacionet e shpëtimit, kur ndodhin fatkeqësi natyrore, apo për të vëzhguar
kafshët e egra.
Por ata duhet të peshojnë më pak se 25 kilogramë dhe të mos
fluturojnë në lartësi më shumë se 122 metra ose më shpejt se 161 kilometra në
orë. Përveç kësaj, fluturimet duhet të bëhen në rrezen e shikimit të operatorit
dhe jo mbi zona ku ka grumbullime njerëzish.
Dy
kompani të mëdha Apple dhe Google, njoftuan dy vjet më parë se ishin duke
punuar për shpërndarjen me dronë të produkteve që ofrojnë në Internet.
Stadiumi
i Gjirokastrës do të rikonstruktohet







No comments:
Post a Comment