Gjatë
vitit 2015 numri i të punësuarëve në grupmoshën 15-64 vjeç shënoi një rritje me
gati 3 % krahasuar me 2014 ( 50,5 % ne 52,9%). Shkalla e punësimit si për
meshkujt ashtu dhe për femrat është rritur respektivisht me 2,5 % për meshkujt
dhe 2 % për femrat.
Struktura
e punësimit sipas statusit në punësim tregon se 19,7% e femrave janë të
punësuar me pagë krahasuar kjo me 25 % të meshkujve. Përqindja e të
vetë-punësuarave femra ka një rritje të lehtë krahasuar me 2014, por sërish
është gati tri herë më pak sesa % e meshkujve të vetë-punësuar (përkatësisht 8%
për femrat dhe 22,7% për meshkujt). Ndërkohë që femrat si punëtore pa pagesë në
biznesin e familjes vazhdon të mos ketë ndryshim dhe të jetë më i lartë sesa
meshkujt (përkatësisht 18 % për gratë dhe 13 % për burrat).
Sa
i përket punësimit sipas aktiviteteve ekonomike, në vitin 2015 rezulton se
sektori bujqësor punëson 41,3% e të punësuarve duke pësuar një rënie me 1 %
krahasuar me vitin 2014. Rënia e të punësuarve në këtë sektor i atribuohet
rënies në numrin e të punësuarave femra në këtë sektor me gati 2 % krahasuar me
vitin 2014. Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas
sektorit të bujqësisë është ai i shërbimeve jo të tregut ku përfshihen
aktivitete si administrimi publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime
të tjera.
Edhe
për popullsinë e meshkujve të moshës 15-64 vjeç punësimi mbizotëron në sektorin
e bujqësisë, por në një shkallë shumë të ulët sesa për femrat.






No comments:
Post a Comment