Ky
ligj ofron disa avantazhe konkrete dhe praktike që favorizojnë çdo qytetar për
të marrë informacion. Avantazhet kryesore janë:
–
Procedurë e thjeshtuar e marrjes së informacionit përmes një kërkese me shkrim,
e cila dërgohet me e-mail, postë ose dorazi Koordinatorit të së drejtës së
informimit;
–
Shkurtim të afateve të marrjes së informacionit (deri në 10 ditë pune);
–
Emërim të koordinatorëve të së drejtës së informimit, nëpunësve publik të
specializuar të cilët caktohen në çdo institucion për trajtimin dhe kthimin e
përgjigjeve të kërkesave për informim brenda afateve të caktuara ligjore;
–
Shtimin e numrit të institucioneve ndaj të cilëve çdo qytetar ka të drejtën e
aksesit në informacionduke përfshirë gjykatat, prokuroritë, pushtetin qendror
dhe vendor, apo gjithashtu dhe ato kompani ku shteti zotëron shumicën e
aksioneve dhe çdo person fizik ose juridik, që ushtron funksione publike në
fusha të tilla si: arsimi, shëndetësia, energjia, telekomunikacioni e të tjera
si këto;
–
Detyrimin për hartimin dhe publikimin e Programeve të Transparencës nga ana e
secilit autoritet publik, program ky i cili parimisht duhet të përmbajë pjesën
më të madhe të informacionit që disponon autoriteti e që duhet bërë transparent
pa kërkesë të qytetarëve apo grupeve të interesit;
–
Mekanizëm efektiv ankimi në rast të refuzimit të dhënies së informacionit tek
Komisioneri i të Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale;
–
Garanci reale që zyrtari, i cili refuzon informacionin qoftë ky koordinatori i
drejtës së informimit apo drejtues institucioni do të ndëshkohet personalisht
më gjobë individuale.






No comments:
Post a Comment