20 July 2016

Policia jep detaje per operacionin ku u plagos polici

Nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Luan Shyti, 47 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj.
Halil Shyti, 21 vjeç, banues në Krahës ,Memaliaj (djali i Luanit), pasi :
Të dy këta shtetas (babë dhe bir) u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë.


Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje  në drejtim të punonjësve të policisë,ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment