Instat
Gjatë
vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar rreth 25 mijë martesa. Nëse
analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë
se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave
realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në
martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç.
Ndërkohë
martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt
realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini
realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është
29,6 vjeç.
Një
tregues interesant është nomrat e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim
se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon
dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të vajzave. Krahasuar me 10
vite më parë femrat martohen relativisht një vit më të mëdha. Ky ndryshim është
relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy
gjinitë.






No comments:
Post a Comment