Polica greke
zbulon mijëra bimë afër kufirit shqiptar
Departamenti
i Narkotikëve të Janinës zbuloi në zonën pyjore të Pogonit , në afërsi të
kufirit greko-shqiptar disa mijëra bimë marijuane. Policia greke tha se vatra e
zbuluar me rreth 3200 bimë në lartësi të madhe dyshohet se u përket trfikantëve
që veprojnë në këtë rajon. Policia greke tha se autorët kishin formuar
hapësirën e duhur pë plantacionin me marijuanë, duke vendosur rreth perimetrit
të mbjellë , trungje druri dhe duke siguruar sistemin e vaditjes me pika të
bimëve. Policia gjeti në zonë edhe mjete pune që kishin shërbyer për
kultivimin. Sipas policisë greke, zona ishte monitoruar nga forcat e antidrogës
që më pas kishte ndërmarrë operacionin që pritet të vijojë edhe në rajonet afër
kufirit shqiptar.Burime mediatike kanë pohuar se në Veri të Greqisë, në zonën e
Kallpaqit ,rreth 10 km larg kufirit shqiptar, është ndaluar dhe një kamion i
vogël tregëtar me drejtues shqiptar me rreth 20 kilogramë gjethe
marijuane.Kultivimi i marijuanës është përhapur këtë vit gjerësisht në Shqipëri
dhe forcat policore zbulojnë dita ditës vatra masive me marijuanë. Shumica e
lëndës narkotike transportohet drejt Greqisë ku shpërndahet sidomos në zonat
turistike gjatë sezonit veror.






No comments:
Post a Comment