Misioni Arkeologjik Italo
-Shqiptar i Hadrianopolis (Sofratike) dhe i Lugines se Drinos -Gjirokaster ne
bashkepunim me DRKK , Institutin e Arkeologjise ,Universitetin e Macerates
-Itali dhe Konsullaten e Nderit te Italise prezantuan sot para mediave rezultatet
i Misionit te XII si dhe Guiden e re Turistike te Gjirokastres , Antigonese dhe
Hadrianopolis.Deklaratat e arkeologut italian Roberto Perna:
"Është punuar në kontrollin e
disa siteve të lidhur me fortifikimet e karakterit urban dhe protourban tashmë
të njohura dhe të botuara në volumin Hadrianopolis II. Objektivi final i
punimeve, ka qenë edhe këtë vit, mbrojtja dhe vlerësimi turistik përmes vazhdimësisë
së aktiviteteve që kanë qëllim, realizimin e Planit të Parkut Arkeologjik të
Antigonesë dhe Hadrianopolisit, si dhe të Lugines së Drinos. Pikërisht për këtë
u programua edhe organizimi i prezantimit të Guidës së re Turistike për sitet e
Antigonesë, Hadrianopolis dhe Gjirokastrës si dhe vendosja e Paneleve
informuese”, u shpreh Arkeologu i italian Perna.










No comments:
Post a Comment