Nga Aranita Brahaj / Open Data
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/i... Bazuar
në të dhëna të databazës Prokurime Transparente OpenProcurement.al
në këtë periudhë me buxhetim nga Fondi i
Zhvillimit të Rajoneve, janë tenderuar 33 projekte investimi me
vlerë fondi limit pa TVSH prej 3 364
641 521 (tre miliard e treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e gjashtëqind e dyzet e
një mijë e pesëqind e njëzet e një
lekë). Këto 33 tendera për investime, të mbështetura nga Fondi i
Zhvillimit të Rajoneve janë shpërndarë
për 25 njësi të qeverisjes
vendore. Bashki që kanë tenderuar më shumë se një investim me buxhetim
nga ky Fond, janë: Bashkia Ura
Vajgurore me 3 tendera dhe Bashkitë Tiranë, Memaliaj, Divjakë,
Elbasan, Patos, Pukë dhe Gjirokastër. Bazuar në
vlera Bashkia me buxhetim më të lartë nga ky fond për tendera të shpallur në këtë periudhë
është ajo e Tiranës pasuar nga Kruja. Në listën e dhjetë bashkive më të
financuara nga ky fond janë edhe
bashkitë Gjirokastër, Ura Vajgurore,
Memaliaj, Divjaka, Elbasani, Patosi, Kurbini dhe Delvina. Në këtë listë
me 33 tenderime për 25 bashki, janë vetëm tre njësi të
qeverisura nga kryebashkiak të një force
politike të djathtë.
Pjesa tjetër prej 22
njësish përfituese, janë bashki të qeverisura nga kryebashkiak të forcave politike të
majta.
Në total
fondi limit i këtyre investimeve është shpërndarë në 94% e totalit të vlerës së vënë në
dispozicion nga Fondi i Zhvillimit të
Rajoneve, tek bashki të drejtuara nga kryebashkiak nga forca politike të
majta dhe 6% drejt
bashkive drejtuar nga kryebashkiak të forcave politike të djathta.






No comments:
Post a Comment