Dhjetë
strategjitë e manipulimit me anë të masmedias dhe mënyra si politika gënjen dhe
fshihet, sipas Noam Chomsky
“Në
kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt
revolucionar”, – shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm
Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton kriza ekonomike
që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet
social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e fjalëve.
Noam
Chomsky, gjuhëtari, filozofi e studiuesi i njohur botëror, ka publikuar
rishtazi esenë e tij “Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias”.
Antikonformist e kritik i palodhur ndaj çdo mjeti të informacionit ai stimohet
vazhdimisht nga çdo organ i tyre si një nga pilastrët e gjallë të kulturës
intelektuale. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të
menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”;
“The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”:
“Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën, është midis dhjetë burimeve më të
cituara në historinë e kulturës”.
1-Strategjia e devijimit të mendjes së opinionit nga
politika
Elementi
kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston
në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet
vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e
stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta. Strategjia e
devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme për të evituar interesin publik
ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë, psikologjisë, të
neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes së publikut nga problemet
e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjë rëndësi. Mbaj publikun të
impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohë të mendojë, gjithmonë në
kthim drejt fermës si të gjitha kafshët.
2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij
Kjo
metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem,
një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të
jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë. Për shembull: lejimi i
luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të
përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e
politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimin e një krize ekonomike për të
pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin e të drejtave sociale apo
shpërbërjen e shërbimeve publike.
3-Strategjia graduale
Për
të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet
gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë. Kjo qe metoda që
kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet
’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në
masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin
njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.
4-Strategjia e shtyrjes
Një
mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i
dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për
një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të
ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasi sforcimi nuk do jetë i
menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonë tendencën për të
shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër” e se sakrifica e
kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumë kohë njerëzve të
mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kur të vijë momenti.
5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije
Shumica
e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime, argumente, personazhe me një
intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zë të dobët, sikur spektatori të
ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë nga trutë. Sa më shumë kërkohet të
mashtrohet publiku, aq më infantil është toni i përdorur. Pse? “Kur dikush i
drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apo më pak, për shkak të
sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi do të tentojë të jetë
pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më pak në moshë se ai.
6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi
Shfrytëzimi
i emotivitetit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër
të analizës racionale e të sensit kritik të individit. Përveç kësaj, përdorimi
i tonit emotiv i hap derën papërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide,
dëshira, frika, detyrime o sjellje.
7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet
Bërja
e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për të kuptuar teknikat dhe
metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre. “Cilësia e edukimit
ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfër e mediokre, në
mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasa superiore të mbetet e
pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”.
8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit
Nxitja
e publikut për të besuar se është në modë të jesh budalla, vulgar e injorant.
9-Përforcimi i ndjenjës së fajit
Të
bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të
tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në
këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi
vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e
depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. E pa reagim nuk ka revolucion.
10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten
Në
vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan një boshllëk midis njohurive
të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë e
psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi një njohuri të avancuar të qenies
humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemi arriti të njihte individin më
mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që në shumicën e rasteve sistemi të
ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi më të madhe ndaj njerëzve, madje
më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndaj vetvetes.







No comments:
Post a Comment