Programet
e transparencës duhet të jenë krijuar në çdo autoritet publik që pas datës 6
maj 2015 dhe duhet të jenë publikuar në faqet e tyre të internetit.
Këto
programe duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme:
a)
një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të
autoritetit publik;
b)
tekstet e plota të konventave të ratifikuara, të ligjeve, të akteve nënligjore,
të kodeve të sjelljes, të çdo dokumenti politikash, të manualit ose ndonjë
dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik;
c)
informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për
informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për
informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
d)
të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin
dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
e)
të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë
detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për
nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes,
kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe
procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
f)
mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik,
përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i
Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues
të performancës së autoritetit;
g)
të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe
vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
h)
informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të
ligjore në fushë, duke përfshirë:
i)
listën e kontratave të lidhura;
ii)
shumën e kontraktuar;
iii)
palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara;
iv)
informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e
politika të ndryshme;
j)
informacion për shërbimet që autoriteti publik i jep publikut, përfshirë
standardet për cilësinë e shërbimit;
k)
çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me
veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik;
l)
çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të
paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyrë tjetër në hartimin
e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit
publik;
m)
një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen
e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të
informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
n)
një kopje të përditësuar të Rregjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve;
o)
një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të
dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato;
p)
informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh;
q)
çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
No comments:
Post a Comment