Ky ligj garanton aksesin e
qytetarëve në veprimtarinë e institucioneve publike duke ndihmuar në rritjen e
transparencës dhe llogaridhënies së tyre ndaj opinionit publik. E drejta për
t’u njohur me informacionin publik nuk është e kushtëzuar nga nevoja për të
argumentuar arsyen e njohjes së tij. Ligji detyron të gjithë autoritetet
shtetërore të bëjnë publike dhe të vënë në dispozicion të qytetarëve (në
mënyrë proaktive pa kërkesë ose me kërkesë të qytetarëve/subjekteve të
interesuar) çdo të dhënë, informacion të hartuar apo të mbajtur prej tyre
gjatë ushtrimit të funksioneve publike.
No comments:
Post a Comment