Instat
Statistikat e arsimit japin të dhëna për aktivitetin e
institucioneve përkatëse në lidhje me kryerjen e arsimit zyrtar në vend. Në
këtë botim trajtohen në mënyrë më të veçantë të dhënat për nxënës, studentë dhe
stafin mësimdhënës, sipas gjinisë dhe niveleve të arsimit.
Vërehet se niveli i njohurive të fituar nga shkollat vjen në
rritje të vazhdueshme sasiore dhe cilësore. Kjo ka të bëjë me pasurimin e
kurrikulave në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe me rritjen e pjesëmarrjes
në arsim. Pjesëmarrja e të rinjve në arsimin e lartë është e lartë. Gjithashtu
nuk përbën më risi fakti që pjesën më të madhe ndër studentët e regjistruar e
zënë femrat, të cilat në vitin 2014/15 përbëjnë përsëri 57 % e totalit të tyre.
Numri i të diplomuarëve në arsimin e lartë në vitin 2015
është rritur akoma më tepër krahasuar me vitet e mëparëshme. Vazhdon të ngelet
i lartë edhe për vitin 2015 raporti i femrave të diplomuara me 64 % krahasuar
me 36 % të meshkujve. Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të
studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit
dhe ligjit me 29 % të të gjithë të diplomuarve, e cila varion në raport femra
me meshkuj prej 59 dhe 41 %.
Krahasimi ndërmjet fushave të studimit, më e dominuar nga
femrat e diplomuara është fusha e shkencave të arsimit, e ndjekur nga ajo e
shëndetit dhe mirëqënies, e më pas në ndryshim nga vitet e mëparëshme nga ajo e
shkencave natyrore, përkatësisht 80, 76 dhe 73 %. Ndërsa fusha më e dominuar
nga meshkujt në arsim e lartë është ajo shërbimeve, pasuar nga ajo e e
inxhinierive, e më tej ajo e bujqësisë dhe teknologjise së informacionit,
përkatësisht 63, 58, 55 dhe 51 %.
Në vitin 2014/15 ka një rritje të numrit të nxënësve që
marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë këtij
viti rezulton të kenë marrë dëftesë pjekurie 51,4 % femra dhe 48,6 % meshkuj;
88 % nxënës në gjimnaz dhe 12 % nxënës në arsimin profesional. Përqindja e
djemeve që përfunduan arsimin e detyruar është 51,4 % kundrejt 48,6 % vajza.







No comments:
Post a Comment