Eshte nje
detyrim imi,si nje qytetar,si nje profesionist i fushes se restaurimit dhe
njeherazi edhe si studiues i problematikes statike dhe i zhvillimit
arkitekturore i Kishes se Shen Merise ne Laboven e Kryqit,Bashkia Libohove , tu
drejtohem te gjithe te interesuarve,te gjithe profesionisteve te fushes dhe
asaj pjese dashammiresish ndaj trashegimise kulturore, per te ndare me te
gjithe ju shqetesimin per ate se ca po ndodh me monumentet e kultures dhe
vecanerisht me nivelin problematik qe ne fazen e pregatitjes se projekteve
restauruese. Eshte nje kohe thuajse tre vjecare qe kam vene ne fokusin tim ate
se si po trajtohen dy nga monumentet me brilant e te paperseritshem te
arkitektures bizantine, sikunder jane Manastiri i Shen Kollit ne Mesopotam dhe
Kisha e Laboves se Ktyqit per te cilet jane realizuar projekte per nderhyrje
restauruese por me cilesine me te ulet qe mund te ekzistoj dhe me pasoja teper
te renda ne ruajtjen dhe perkujdesin e vlerave qe ato mbartin.Per Kishen e
Mesopotamit per shkak te kokefortesise dhe qendrimit refraktar te
institucioneve perkatese, jam detyruar qe ceshtjen ta coje deri ne organet
ligjore te cilat kane per detyre te parandalojne demtimet deri edhe kriminale
ndaj nje monumenti te kultures. Bashkelidhur keni letren drejtuar znj.Kumbaro
si dhe oponencen time per projektin e miratuar nxitimthi ne daten 25.05.2016.






No comments:
Post a Comment