30 July 2016

Aktori i njohur Anastas Nika,nje persiatje mbreselenese per Murat Kerajn



KRYEMETAMORFOZA 
Nëse do të pyesja njerëzit e vendit këtu se kush është mali më i lartë në Jug të Shqiperisë,me siguri që do të vrisnin pak mëndjen,do të trokisnin lehtë në kujtesë , ndonjërit që si hapet kujtesa a hapet dhe s’ka gjë brënda saj do të vraponte e futej në tunelin google, a dikush tjetër që s’ka kujtesë e as internet do bëj një telefonatë mësueses së gjeografise ,a babit a mamit ,a gjyshit ,e pasi e kanë berë gjithë këta gjithë këtë atëherë do të nisnin të flisnin në korr si në tragjeditë greke : Mali me i lartë në Jug të Shqiperisë është Çika. Monozëra do të sillnin Çajupi,Mali i gjërë...
E unë duke buzëqeshur e falenderuar të gjithë për këtë sinqeritet e përkushtim për të sjellë përgjigjen e saktë,do të tundja kokën në shenjë mosdakortësie , do ti shikoja thellë në sy e do të bëja pyetjen e dytë .
E nëse do ti pyesja se kur e si u krijua ky mal,jam i sigurt që dikush do të thoshte një numër viti të hershëm,dikush që u krijua nga llava e një vullkani, e shumica do të ulnin sytë e do të ngrinin supet.
E unë duke buzeqeshur e tundur kokën në shenjë mosdakortësie nëse do ti bëja pyetjen e tretë ,që disave do ju duket si lajthitje “ se kush e krijoi malin” ,atëhere dikush a disa dikusha do të buzeqeshnin duke thënë “se si gjithe dheun edhe këtë mal e krijoi Zoti.” E pasi unë të tund kokën në shenjë mosdakortësie atëhere me siguri një pjesë e madhe do të qeshnin e nënqeshnin , do te largoheshin duke menduar se po tallesha , a dhe me keq akoma ndonjë sanguin edhe do të më fyente duke më thënë plot përbuzje”Ik ore idiot.po qënke fare karagjoz” a ndonjë kolerik edhe do të më grushtonte keqas duke më gjakosur në fytyrë.Megjithatë ,unë do ti gelltisja te gjitha dhe duke fshirë gjakun do t’ju thosha edhe akoma më ëmbël e qetësisht “ Gaboheni. Mbajeni veten,por do t’ju bind që gaboheni.Edhe çuditem si nuk e dini cili është mali me i lartë.Edhe për më tepër ju njerëzit e këtij vendi! O zot , Ju nuk e dini kush është mali më i lartë,ju nuk e dini nga se u krijua,dhe sa vjecare është ky mal , e për me tepër kjo për të vënë duart në kokë ju nuk e dini se kush është krijuesi i këtij mali ?!!! ….Dëgjomëni mirë e mos e harroni kurrë ,përsëriteni sot e mot e jetë . Atë çast ata që u përgjigjën do të shtangen,ata që u larguan do të kthehen,ata që me shane e fyen e goditën me grusht do të rrinë si të çuditur duke parë njëri-tjetrin .
Dhe unë do të vazhdoj triumfues e plot pathos:O njerëz të këtij vendi këtu! Mali më i larte në Jug nuk është as Çika,as Çajupi as Mali i gjërë,por është skulptura e Idriz Sullit ,nuk u krijua nga llava e një vullkani,por u krijua nga trungu i një rrapi në Zhulat 500 vjeçar ,dhe krijuesi i tij nuk është Zoti,por një bir i Zotit e djal Zhulati.Krijuesi i tij është Murat Keraj. MJESHTRI I MADH MURAT KERAJ. Një fatkeqësi të natyrës e transformoi në një vlerë të rrallë të kulturës dhe historisë. Në vend të një rrapi rreth 500-vjeçar hedh shtat një skulpturë e denjë për në Librin Gines.



...E shikonte qysh i vogel rrapin shekullor që qëndronte hijerrëndë në mes të fshatit, me vitet e shumta mbi supe,lozte e rrinte ne hijen e tij dhe dot se kuptonte se nuk ishte bukuria ,madhështia a hija ajo që e bënte ta dashuronte kaq shumë këtë rrap ,por dicka tjeter tej tokësores.E në moshën sa numuri i dishepujve filloi të ndertonte zogj në dru e baltë.Ai filloi të stërviste e forconte krahet e ëndrrës ,dhe udhëtimin e parë me krahët akoma të dobëta do ta bënte në vendin e 12 perëndive. Atje krahët u rritën edhe më e morrën pamjen e një pegasi të vërtetë…Dhe u kthye në vendin e zanafillës ëndërrore ,u kthye tek rrapi që kish filluar të kalb- plakej e i rridhnin ujë e qelb hapur nga gozhdët e ngulur trupit te tij ,si gozhdët e Krishtit ,e rrinte me sytë tretur nga rruga duke pritur atë që do ta shpëtonte,transformonte, hyjnizonte e përjetësonte .Brënda këtij TRUNGU GJIGAND jetonin njerëz e ngjarje në kohë të ndryshme.Dhe me sytë nga rrapi e qielli ''frap''-i shkrepi në mendje mjeshtrit Murat ''pse nuk ndërtoj Kryehistorinë mbi trup-historinë e këtij rrapi ...Dhe mori sharrën e filloi të priste degët e mëdha,e pasi mbeti vetë trungu,atëherë mjeshtri mori daltën e çekiçin e filloi e të gdhëndte ....e njerezit shikonin të habitur prerjen e rrapit e më të çuditur akoma se ''ç'kërkon të bëjë ky njëri atje qepur trungut ditë e natë me çekiç e daltë...!!!'' Dikush qe e dinte vraponte ti prekte duart a ti linte qoftë dhe një daltë të thjeshtë.... Dhe ja pas shumë e shumë ditënatëgjashtëmuaj-mundimesh torturuese por edhe ngazëlluese njerëzit tani nuk u besonin dot syve - në vend të rrapit shekullor panë të qendronte legjenda historike IDRIZ SULI, tanimë i gdhendur në dru....Rrapi shekullor dhe legjenda historike ishin bërë një... Por çudia më e madhe ndodhi kur vetë përmendorja si me magji e rrëmbeu mjeshtrin me duart e saj të stërmëdha ,e ngriti lart ta shikonin të gjithë,e më pas e mbajti gjatë në duart e tij për tu thenë njerëzve ''O NJEREZ,mbajeni mënd mire, qe te ndodhe kjo gje ne kufij te mbrekullise,arrihet vetem nga njerez qe jane te perzgjedhur .





Hidhini nje sy e vini re me kujdes fotove të Muratit .Të gjitha janë afër shkëmbenjve shekullorë me forma të ndryshme në maja malesh që bëhen një me retë e bardha.Dhe atehere madje kur qielli nxin nga rretë gjithmone nga lart brenda rreve do të bier një rreze e bukur drite të fuqishme mbi fytyrën e trupin e Muratit.E kjo rreze drite është çasti kur Murati mesazhon me Perëndit.Kjo është bota e një artisti,Kjo është bota e një të përzgjedhuri.E me plot gojën them se në themel të veprës e suksesit të këtij mjeshtri qëndron hyjnorja ,liria,e bukura,misteri i fjalës dhe i numurave e mbi te gjitha dashuria per dheun, per njerzit e gjakut ,gjuhen,historine , për e mbi te gjitha dijen.U ndala në këtë kryevepër si Idriz Suli ,se është një kryevepër ,por ky duarartë,mendjendritur e shpirthyjnor ka realizuar shumë e shumë vepra te tjera ne dru,gur,gips ,boje si kalin simbolin e lirisë në ngjyra e forma të ndryshme që kur i shikon i ndjen trokun e hingëllimën,shqiponjën një tjetër simbol i lirisë që përplas krahët e kërkon qiejt,mite që përcjellin mesazhe te kohëse p[ërtej kohëve,shenjtorë që duan të bekojnë e flasin njerëzve,heronj lufte që vrapojnë të sjellin historinë të gjalle,hiret e trupit e të mendjes femërore,nëneë e gjithë botës e bijën shqptare hyjnoren Nënë Tereza ,gjeni të fjalës e mendimit që rrezatojnë dijen,të papërseritshmin Ismail Kadare .E nëse një ditë gjithë këto vepra të Muratit do ta bënin me fjalë me magjinë e gjuhës së tyre e do të mblidheshin të gjitha në sheshin e madh –vendin e ëndërrrzanafillës së mjeshtrit ,atë çast ai shesh do të jetë ndër vendet më të bukur,me magjik të botës .E një gjë e them me siguri se në qendër të veprave do të jetë hyjnorja përmendore e Idriz Sulit,dhe gjithë të tjerat do të rrine e kuvendojnë rreth tij,se ai është ndoshta një ndër metamorfozat më bukur në botë,ku nga rrap u kthye njeri,nga njeri ne histori,e nga histori në hyjni.E paskësaj në këtë skenë gjigande mes miteve,shenjtoreve,femrave,kuajve,shqiponjave të cilët duartrokasin çfaqet krijuesi i tyre ,e atë çast duart stërmëdha skulpturore të Idriz Sullit e marrin në prehrin e tij atje pranë librit ,dhe mjeshtri Murat duke fshirë lotët e gëzimit të triumfit nxjerrë longaren nga brezi dhe fillon të luajë vallen e Zhulatit. E gjithë veprat: mite e shenjtorë,heronj lufte e gjenij të kohës, kafshë e shpezë fillojnë të luajnë vallen e krijuar prej mjeshtrit.
Skenë gjigande....si dikur në Rilindje kur mjeshtrit e mëdhenj të kohës e kohërave realizonin Perendite ! MJESHTER që po e gdhend madhërisht artin dhe emrin e vet! Dhe unë kthehem edhe njëherë në thënien time,që të tjerë para meje e kanë thënë” Nuk ka rrëndësi se ku je në provincë a metropol,rrëndesi ka çfarë bën e si e bën atë që bën. Floriri mbetet flori kudo që ta hedhësh! I tillë je, mbetesh e do mbetesh se akoma nën uratën e Idriz Sulit e bekimin e Zotit ke shume për të thënë me artin tënd, me vepra e kryevepra të tjera i nderuar mik e mjeshter Murat , që bën e len histori gjer në perjetesi,si një Artist i madh, e po aq i madh dhe si NJERI!

No comments:

Post a Comment