Policia tha se në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të një
karburanti në Luzat janë përplasur tre automjete. Mjeti
me targa KS 0119 FE , në të cilin udhëtonin dy shtetas
(bashkëshortë) A.C 52 vjeç dhe A.C 45 vjeçe ,të cilët janë transportuar
menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër.
Mjeti
me targa AA 987 AN me drejtues shtetasin B.M ,58 vjeç, i cili është
transportuar drejt spitalit rajonal Gjirokastër,si
dhe mjeti me targa TR 5674 K, me drejtues mjeti shtetasin A.M, 54 vjeç, i cili
nuk pati probleme shëndetësore. Të
tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi
hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e
aksidentit.
No comments:
Post a Comment