Duke iu referuar Ligjit per te Drejten e Informimit
•
Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Në këtë kuptim, parimisht e
drejta për të marrë informacion ofrohet pa pagesë. Por ka raste kur dhënia e
informacionit mund të bëhet përkundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe
të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në
mjediset e pritjes së publikut.
•
Tarifa e vendosur për dhënien e informacionit është vetëm kosto për riprodhimin
e tij dhe sipas rastit dhe për dërgimin e tij me postë. Informacioni i dërguar
në rrugë elektronike jepet falas.
•
Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe
subjektet përfitues të ligjit “Për ndihmën juridike” e përfitojnë falas
informacionin deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën
ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.






No comments:
Post a Comment