Rama premton mbeshtetje per Gjirokastren Historike
Kryeministri
Rama premtoi mbeshtetje per Qendren Histroike ne Gjirokaster. “Eshtë e
rëndësishme që ne të mbyllim këtë pjesë dhe të vazhdojmë me pjesën sipër, të
Unazës dhe sheshin e ri, që të jetë komplet pedonal, në mënyrë që të bëhet
hyrja në Pazar. Kështu kompletohet ky aspekt, në aksin që fut dhe nxjerr
njerëzit që vizitojnë Gjirokastrën. Pastaj është projekti tjetër i atyre 20
shtëpive të para që duam t'i "binjakëzojmë" si shtëpi të restauruara
me shtëpinë e Kadaresë. Gjithashtu, edhe ndërhyrja që duam të bëjmë me Fondin e
Zhvillimit, në pjesën poshtë për të pastruar të gjithë situatën rreth godinave
të reja. Natyrisht pa harruar fokusin tek ndriçimi publik, që është themelor
për ta ndriçuar në mënyrë të posaçme Gjirokastrën,deklaroi Rama gjate nje
vizite
No comments:
Post a Comment