Policia e Gjirokastrës tha se ka
zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 2500 rrënjë bimë narkotike marijuane në
zonën e Krahesit të Tepelenës. Policia tha se ka arrestuar dy kultivues dhe
sekuestruar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ruanin vatrat e mbjella. Ky
është operacioni i parë në këtë zonë e cila është denoncuar
nga Partia Demokratike e opozitës si një nga më problematiket në
Shqipëri në kultivimin e marijuanës. Fotot
e operacionit dëshmojnë për bimë të rritura në lartësi të
ulët dhe të mbjella në vatra të vogla të fshehura mes bimësisë
më të lartë. Sekuestrimi
i armës nga policia gjatë arrestimit në flagrancë flet sipas
ekspertëve të policisë se vatrat me narkotikë ruhen ditën dhe
natën nga persona të armatosur të cilët mund të paraqesin rrezik
gjatë ndërhyrjeve policore. Pas
fazës së ndërgjegjësimit policia ka kalur ditët e fundit në
fazën e veprimeve në terren. Pak ditë më parë një tjetër vatër
e mbjellë me bimë narkotike ishte zbuluar në zonat rurale të
Gjirokastrës. Kultivuesit
e marijuëns kanë nisur ti transferojën bimët e tyre nga format e
mbjelljes me kubikë që ruheshin në vende të mbyllura drejt
sipërfaqeve të tokës. Këto sipërfaqe janë hapur kryesisht në
zonat malore dhe afër mundësive të vaditjes me ujë. Policia
dyshon se krahas aktvitetit spontan të fermerëve apo blektorëve
grupe kriminale përfshihen në organizimin e kultivmit,
rritjen,grumbullimin dhe tharjen e narkotikëve. Më pas janë po
këto grupe që merren me transportimin e marijuanës drejt vendeve
fqinje. Sfida
e policisë këtë vit pritet të jetë e vështirë nga shtimi i
zonave me narkotikë dhe nga rritja e aktivizimit te ketyre grupeve.







No comments:
Post a Comment