Kontrolli
i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1102/1, datë
03.12.2015, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së
Paluajtshme Gjirokastër, për periudhën 2012- 2015. Në përfundim të auditimit u
konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë
rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e
përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 51, datë
13.05.2016. Në
përfundim të auditimit, KLSH ka kryer kallëzim penal për Regjistruesin e Zyrës
Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër F.H.,
specialistin hartograf E.B. dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër K.J.,
A.ZH. dhe J.A, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në
shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të
“Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i
përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe
dokumentet përkatëse.ne






No comments:
Post a Comment