Në vijim të punës, për
parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga
efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë , u konstatuan të
kultivuara 313 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
U arrestua në flagrancë
shtetasi :
A. Elmazi, 18 vjeç, banues në
Hormovë ,Tepelenë .
Si dhe u shpall në kërkim
babai i tij,shtetasi R.E , pasi :
Këta shtetas në bashkëpunim
me njeri tjetrin, në baçen e tyre në fshatin Hormovë ,kishin kultivuar 313 bimë
narkotike Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan
në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës
materiale. Materialet i kaluan
Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i
bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 284 dhe 25
të Kodit Penal.






No comments:
Post a Comment