Ish deputeti
Kokedhima shprehet per domosdoshmerine e votimit elektronik. “Shqipëria thote
ai permes rrjetit social Facebook ka një sistem politik e kushtetues
jofunksional, pothuajse të kalbur dhe të korruptuar. Kjo situatë e ka fillesën
te sistemi i pabesueshëm elektoral. Në Shqipëri politika nuk është një treg i
hapur ku do të konkuronin lirshëm platformat, idetë, programet, alternativat
dhe individët. Administrimi i procesit të votimit dhe numërimi i votës janë
lehtësisht të cënueshëm dhe me kosto të larta për shoqërinë. Në administrimin
dhe bërjen e zgjedhjeve kontribuojnë mijëra shqiptarë të mirë, të ndershëm dhe
idealistë, që e duan vendin dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin jetik të
zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjithë ne. Ndërkohë, të ashtuquajturit
"heronj" të partive në këtë proces, në një masë jo të vogël,
historikisht janë shpërblyer me poste pune, të drejta, shërbime, pasuri etj. Me
këtë shpjegohen pjesërisht edhe shumë nga ato histori të këqija kur në krye të
punëve e në drejtim vendosen njerëz pa vlera e merita, të inkriminuar, të pashkolluar,
me diploma false, të pasjellshëm e të urryer nga qytetarët.






No comments:
Post a Comment