1
Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të
gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta
festojnë këtë ditë me prindër dhe lumturi e harmoni. Kjo ditë
është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një
ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj
fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të
drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre
bëhet me lojra festive. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1
Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore
e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën
ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San
Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh
jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së
Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet
në të gjithë botën. 1 qershori është Dita Ndërkombtare e
Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u
kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1
qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin
1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së
bashku një numër të konsiderueshëm femijësh jetim Kinezë të
celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit . Kjo gjë koniçidoi
të ishte në të njëjtën ditë me konferencën. Festa e 1
qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës
e kanë pranuar atë si festën ndërkombtare të fëmijëve dhe
realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen
në drejtim të mirqenies së tyre.Kjo ditë lumturon fëmijët dhe
prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të
ëmbël.
No comments:
Post a Comment