Fotot publikohen per here te pare
Disa foto të bëra rastësisht në
Qytetin Antik Butrint pak vite më parë dokumentuan një familje të Nutria
(Myocastor coypus). Një mëngjes dimri në një zonë gërmimi në Butrint një
familje kafshëzash shumë interesante u zbuluan nga një prej punëtorëve të
Parkut. Familja ishte gjendur në zonën e gërmimit, pushtuar pjesërisht nga uji,
gati e izoluar. Zbulimi në një zonë nga ku nuk mund të ngjiteshin në tokë
krijoi kushtet e fotografimit. Në një komunikim me biologun Ferdinand Bego u
arrit të zbulohej se kujt i pëkriste kjo familje e veçantë. Sipas Biologut
Ferdiand Bego fotot deshmonin se familjet nuk ishin kastor, por i nje lloj i
ngjashem me te.” Eshte nje lloj qe origjinen e ka nga Amerika e Jugut, por qe
eshte introduktuar ne Europe dhe Rusi gjeresisht. Edhe ne vendin tone (Nutria)
u introduktua rreth viteve "60-70. Nje koloni e madhe e tij ka qene ne
rezervatin e Patokut deri ne fillim t e viteve "90. Qe nga ajo kohe te
dhenat per prani te tij kane qene te pasigurta. Kjo eshte evidenca me e
pakundershtueshme se Nutria apo miokastori eshte i pranishem ende ne vendin
tone, pohoi atëherë Bego. Ky lloj do te jete me shume rendesi per natyralistet
dhe vizitoret qe duan te shohin kete specie ne Butrint, tha atëherë Bego.
Miokastorët u nxorën përmes vendosjes së dërrasave të drurit dhe morën rrugën e
pyllit të Butrintit duke e shtuar besojmë familjen në këto vite.







No comments:
Post a Comment