Ulur ne odane e
shtepise se tij , ne viziten e fundit ne Gjirokaster, shkrimtari i shquar Ismail
Kadare rrefeu disa nga “te pathenat e tij”. “Gjirokastrën, që i vogël, e kuptoja që ishte
shumë e vështirë për të jetuar. Ne gjimnaniztët, një pjesë ishim kundër
Gjirokastrës. Nuk kishte lokale për të rinjtë siç dëgjonim se kishte në vende
të tjera. Dhe një nga gjërat e para që bëra unë, çlirimi i parë ishte që vinim
në kafene dhe pinim konjak me shokët. Mbetën pa mend të gjithë dhe vajtën i
thanë babait që ka ardhur Ismaili me shokët e pijnë konjak. Babai ishte i
rreptë por edhe jashtëzakonisht tolerant që nuk e kuptoje se si mund të shkonte
me rreptësinë tolerance, e kishte të pakufi. Ndiqte me kureshtje rrugën time
letrare edhe pse bëntë sikur s’ndiqte. Vetëm një herë më bëri një vërejtje, mos e përdor më emrin tim kur shkrua më tha. Një herë tjetër, më erdhën honoraret e më pyeti: Ç’janë këto para që kanë ardhur. I thash: Nuk e di! Kanë ardhur nga Tirana më tha. Mirëpo paratë kur ishe 13 vjeç nuk mund t’i merrje vetë dhe më çoi për dore për t’i marrë. Ishin para nga Komiteti Qendror i Rinisë që kishte gazetën Zëri i Rinisë ku unë botoja. E paratë që vinin ishin sa gjysma e rrogës së babait tim dhe unë qameti 13 vjeç e kjo më dha një autoritet të madh.
Më tmerronin veprat optimiste. Isha i uritur të gjeja fjalët e tmerrshme, jo ra nata etj etj. Një herë në rrugë gjeta një libër për 6 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Jugosllave dhe aty gjeta ‘në vitin e tmerrshëm 1942’…e thashe e ka një vlerë ky libër, këtë frazë sepse tek ne ishin të gjitha ‘në vitin e ndritur’, heroizimi partizan… pastaj rash tek Hamleti e Makbethi dhe s’desha të lexoj gjë tjetër më, tha Kadare.






No comments:
Post a Comment