Showing posts with label tema. Show all posts
Showing posts with label tema. Show all posts

09 January 2017

Forumi kembengul per Aeroportin,sjell opinionin e pilotit

PILOTET GJIROKASTRITE KERKOJNE QE AERODROMI TE JETE FUNKSIONAL !

Te nderuar miq te Forumit sot po publikojme nje tjeter prononcim ne favor te aerodromit ekzistues te Gjirokastres , te nje tjeter profesionisti ...SOKOL CUNAJ , piloti gjirokastrit qe vazhdon te fluturoj ,... ai shprehet ne nje nga komentet e tij :
Une mendoj qe keta nuk duhet te bejne ndonje gje te madhe por vetem ta lejojne per fluturim sepse si ka qene dhe eshte aerodrom , por i vendosen betonet gje e cila tregon se nuk duan te zhvillohen sportet ne kete vend por te zhvillohen gjerat qe u interesojne atyre…
Jemi i vetmi vend ne Europe pa Aeroklube , ku aeroklubi i pare ka startuar ne vitin1958 dhe sot jane mbyllur e shkretuar arodromi Gjirokastres , Sarandes, Vlores , Korces ,Gjadrit ,Shkodres , Peshkopise e Kukesit te cilet edhe ne gjendjen qe jane e kryejne funksionin sepse ne disa prej tyre eshte fluturuar edhe me Mig15 dhe Mig 17
Ndryshimin e bejne vetem intelektuaket profesioniste te cilet jane jashte vendimmarrjeve .
Pavarsisht qe une vazhdoj te fluturoj , Shqiperia eshte e plagosur rende ne kete drejtim

08 January 2017

Doktoret Stroka:ja porosite per gripin

KËSHILLA PËR MPOSHTJEN E GRIPIT 
Të dashur miq! 
Sëmundja e grpit dimëror sa ka filluar. Ajo kalon me shpejtësi brenda 1-3 ditëve nga disa persona tek të tjerë, duke shkaktuar normalisht lëngim 1-3 ditor dhe vdekshmëri të lartë. Vaksinimi i fëmijëve 1-3 vjeç dhe i personave mbi 60 vjeç të shëndetshëm, si dhe i të sëmurëve kronikë siguron një farë mbrojtjeje, kur e aplikojnë 3-4 javë para fillimit të epidemisë. Duke qene se vaksina të prodhuara në vende të ndryshme nuk kanë të njëjtën dobi, ka bërë që kjo skemë të braktiset vitet e fundit. Paralizat dhe vdekjet e papritura pas marrjes së saj kanë mbjellë tmerr jo vetëm në masat e gjera pak të informuara, por edhe tek mjeket që parandalimin e kanë detyrë të parë njerëzore.
Me të drejtë në shumë vende të zhvilluara është kërkuar që industria farmaceutike t’u merret nga duart vrasësve dhe të jetë shtetërore, për të parandaluar këto tragjedi të përsëritura.
Deri në mesin e muajit Mars do të prekë pjesën më të madhe të popullatës . Shqetësimet kryesore që kërkojnë trajtim janë:
 Temperatura e lartë
 Vjellja dhe diarreja
 Kolla
 Acarimi i sëmundjeve të mëparëshme të zgjatura(kronike)
Nëse do të jemi të aftë të mbajmë treguesit fiziologjikë brenda normave, sëmundjet duke përfshirë edhe gripin, do të jenë të përballueshme, pa ndërlikime dhe pa vdekshmëri. 
 TEMPERATURA E LARTË
Temperatura e lartë është më e rrezikshme për fëmijët 0-4 vjeç për trurin dhe për tërë organizmin. Kur kalon mbi 37 gradë Celsius duhet filluar marrja e masave kontrolluese. Kur ajo kap shifrën mbi 42 gradë Celsius qeliza trunore vdes. Vepro si më poshtë:
1-Mbaje të sëmurin me temperaturë në krevat në dhomë me ajër të freskët nën 18 gradë Celsius.
2-Ushqeje të atë gjatë ditëve me temperaturë, dhe së paku deri tre ditë më pas, me kos, djathë, gjizë, fruta, perime të freskëta dhe lëngun e tyre.
3-Jepi fëmijës USHK(ujë+sheqer+kripëra)në sasinë 100-200 ml/kg. të peshës trupore për të zëvendësuar humbjet e tyre, duke mbajtur gjuhën të njomë që të reflektojë tek drita.
Formula USHK është kjo:
Ujë 1.5 litër
Sheqer 3 lugë gjelle
Kripë 1 lugë kafeje (në nivel të ujit)
Sodë buke 1 lugë kafeje (në nivel të ujit)
Limon ½ -1 kokërr(të shtrydhur) 
4-Luminal tabletë 15 mg. Jepet 3 mg/kg peshe trupore çdo 12 orë (ose në 8 orë kur ka kaluar dridhje të mëparshme pas lindjes ose gjatë temperaturës së lartë). Kujdes në vjellje dhe diarre të shprehur! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!
5-Paracetamol 120 mg-5ml. Jepet 10 mg/kg të peshës trupore çdo 4-6 orë kur temperatura ka prirje të rritet mbi 37 gradë Celsius.(Kujdes ne reaksion prej tij! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!)
6-Ibuprofen 100 mg-5 ml. Për fëmijët 6 -12 muajsh jepet 50-75 mg. Për fëmijët 1-3 vjeç 75-100 mg. Për fëmijët 4-6 vjeç 100-150 mg. Për nxënësit 150-200 mg. Për të rriturit 200-400 mg. (Kujdes ne reaksion nga Aspirina. Ibuprofeni nuk jepet krahas Paracetamolit dhe në fëmijët 0-6 muajsh. Kujdes në personat me plagë në stomak dhe sëmundje hemorragjike! Mos i jep fëmijës më shumë se një herë në 24 ore. Nëse vendos ta përdorësh jepi pas orës 22:00, për të kontrolluar temperaturën rreth 6 orë të natës! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!))
7-Bëj foshnjës banjë në ujë të vakët kur ka temperaturë mbi 39 gradë Celsius, duke ulur temperaturën e ujit gradualisht disa gradë nën atë trupore. Banja vazhdon sa temperature trupore zbret nën 38 gradë Celsius!
8-Vendos fëmijës me temperaturë mbi 38 gradë Celsius borsa me ujë të ftohtë mbi bark, poshtë harqeve brinjore deri në fund të tij, sa temperature zbret nën 38 gradë Celsius!
 DIARREJA DHE TË VJELLAT
1-Përdor USHK si edhe në temperaturën e lartë!
Të rriturit mund të pinë(50-100 ml USHK për cdo kg peshe trupore gjate 24 oreve) 3-5 litra për të mbajtur temperaturën nën kontroll dhe normalitetin ne organizem pas vjelljes dhe diarresë.
Pirja e USHK-së në sasi shmang nevojën për ilaçe dhe e mposht gripin shpejt.
2-Përdor kos, supë orizi, çaj mali me djathë ose gjizë edhe 2-3 ditë pas ndalimit të vjellave dhe diarresë që të mos mbetesh me çrregullime të tretjes gjatë jetës.
 KOLLA
1-Përdor gargara me ujë me kripë (Ujë 500 ml + kripë 1 lugë gjelle. Vloje! Ftohe!) në fyt dhe në hundë 5-6 herë dita sa fillon kolla deri në shërim të saj. Për fëmijët nën 5 vjeç bëhet lavazh vetëm I hundës me një shiringë 2 ml 5-6 herë dita.
2- Ngroh shpinën pranë oxhakut, sobës ose reflektorit etj, pakë minuta duke bere fërkimin me vaj ulliri.(Ndalohet fërkimi me alkool!)
 SHENIM:
1- Kerko ndihme mjekesore nese gjendja rendohet!
2- Mos perdor Antibiotike pa keshillen e mjekut!
3- Semundja e gripit zgjat zakonisht 1-3 dite kur veprohet si me larte. Nese ajo vjen duke u renduar kerko ndihme mjekesore!
4- Gripi mund te maskoje semundje te tjera dhe neglizhenca mund te rrezikoje jeten!
5- Kur semundja rikthehet pas pak diteve nevoitet kontroll mjekesor pasi mmund te jene shfaqur nderlikime te tij!
6- Nderlikimet shfaqen tek ata qe nuk respektojne keshillat e mesiperme! Vdekja po ashtu merr kontigjentin e personave qe nuk respektojne keshillat tona! 
Përgatiti Dr. Afërdita dhe Laver Stroka

07 January 2017

Per Musinene dhe vepren e saj

Musine Kokalari, rasti i shkrimtares disidente vepra e së cilës, mishëron vlera të rralla etnotekstuale

Aleksander Çipa
Shkrimtarja Musine Kokalari mbetet disidentja e vetme shqiptare e cila parandjeu dhe paratha se totalitarizmi i instaluar në Shqipëri ishte tirani. Në njëkohësi, dicka të tillë e kishte formuluar edhe Milovan Gjilasi, të cilin e citon Giovani Sartori kur I nevoitet një formulim retorik dhe pohon se :”Totalitarizmi është tirani e lashtë në kushte të reja, apo fenomen i ri?”. Disidentja shqiptare i gjegjej në gjuhën e vet analitike. Sepse ajo disidencën politike e sendërtoi në përditshmërinë e përvujtshme të jetës së vet, qysh pa ardhur dita fizike e totalitarizmit shqiptar. Ajo e lexoi dhe paratha këtë mbërritje, duke u ngjizur me kohën edhe ferri vetiak I saj.
Ndodhte pikërisht në atë kohë, në të cilën sic e thotë Viktor Hygoi:”Mund të kishte shumë gjuhë, por kishte pak mendje”. Në mendjen e paktë dhe guximin e madh u përfshi Musine Kokalari.
Bëhet fjalë për aristokraten e mendjes e cila e para lexoi plotësisht instruktivizmin politik që po instalohej në përballje me botëkuptimin dhe formimin e saj socialdemokrat. Qëndrestaria e saj ishte dukuri e brendshme karakteriale dhe sjellje natyrale. Përkonte me shumëcka të vyrtytshme që trashëgonte, por njëherazi edhe me atë investim formues e edukues që kishte ndjekur në jetën familjare dhe personale. Kjo qëndrueshmëri në vjetët dhe sidomos kohën politike me të cilën u përball refuzueshëm dhe antagonisht, qysh në ditët e para, përkon me sentencën filozofike gjirokastrite të cilën unë e huazoj nga profesor Muzafer Xhaxhiu:”As varri nuk ka frikë nga i vdekuri, as i vdekuri nga varri”. Dhe disidenca e Musine Kokalarit i kishte të dyja aspektet :atë të kontestimit të hapur dhe të paepshmërisë, e cila në gjithë jetën e vet mbetet reminishencë me atë të shkrimtarit sivëlla rus Aleksandër Sollzhenicin. Disidenca e Musinesë natyrisht që kishte një premisë të fuqishme, të cilën ajo ndër qindra e mijëra të tjerë e vlerësoi dhe e shndërroi në pikë mbështetjeje. Vinte nga një përvojë, shkollim, dijesim dhe kulturim prej hapësirës europiane multikulturore. E kishte të natyrshëm formimin e vet filozofik të pluriideve dhe mbartte njëkohësisht ndërgjegjen e formuar nga shkolla e aq iluminuar e atkohëshme.Ajo kishte për idhull të filozofisë dhe mbrothësisë kombëtare Sami Frashërin. Jo më kot, ndodhte kjo, pasi ajo ishte ndër ato intelektuale që lehtësisht depërtonte në thelbe dhe substancë të filozofisë.
Në qëndrestarinë e vet disidente, Musineja ishte haveliane. Ajo nuk rreshte së reflektuari dhe analizuari logjikisht rendin dhe sistemin e ri totalitar.Tesktet e zhdukura, të sekuestruara dhe djegura dhe sidomos memuaret e pakta të mbetura, formësojnë një substancë suigeneris të dijes dhe reflektimit eseistik intelektual dhe prej shkrimtareje me klas. Kjo shkaktonte dridhje tek njohësit e saj sundonjës, apo sic preferonte t’i vetquante,”Të ngjitur për t’u varur”, por që ishin tek pala tjetër, ajo e sundonjësve. Dija e saj atje poshtë i drithte ata atje lart. Ata e kishin kompleksin e dijes së saj, pasi e njihnin fort mirë se c’brumi intelektual dhe c’farë kapaciteti shkrimor mbartte në vetvete shkrimtarja e privuar.
Privimi shkrimtares disidente, iu shndërrua në një masë radikale, absolute nga sistemi dhe sidomos shërbestarët fanatikë të monokulturizmit ideologjik. Kjo ndoshta ishte dhe arsyeja bazike që mes saj dhe të mbeturit “Aty lart” u instalua moskomunikimi dhe distancimi, harresa e shpërfillja vrastare, lënia në kthetrat e ferrit dhe mospërmendja e cila u shtri në tri dekada, përjashto atë moment fatlumë të rikujtimit në një hapësirë tjetër, në rrethana dhe frymë tjetër, sic ishte Kosova.
E kam fjalën për vitin 1983, kur filologu, studiuesi më I cilësishëm I thellësisë në kohë të letërsisë shqipe, në numrin 2 të mars-prillit të këtij viti, botonte në revistën “Jeta e re” katër tregimet e saj. “Mos qofshin vjehrrate zeza”,”Kulloi odaja”,”Per mustaqet e Celos”,”Ulurima e qenit” të cilat i shoqëroi me një shënim për këtë autore, e cila ishte e panjohur në Kosovë. Ishte pikërisht viti kur pasi e kishin sulmuar kurmin e saj gjithëfarë vuajtjesh e lëngatash, po e mësynte edhe e fundit më e papërballueshme, ajo e së keqes në Rrëshen. Mirëpo censurës së trashëguar të Musinesë iu shtua edhe ajo e këtij publikimi në Kosovë. Kurrkush nuk e përmendi këtë fakt në Shqipërinë e asaj kohe. Por se c’farë e shtyu doctor Rugovën, se kush e bëri me dije atë, se si u gjend në kontakt me letërsinë e Musinesë, këto janë dilemma të cilat ish Presidenti i Kosovës i mori me vete në amëshim. Nëse do të kishim mundësi ta denim rrethanën, ndoshta do të kishim informacion për një perimetër më të gjerë kontaktesh dhe qarkullimi të letërsisë së Musinesë në atë kohë.
Doktor Rugova sipas fondit arkivor që zotërojmë për shkrime jo vetëm memorialistike, por më së shumti studimore për shkrimtarinë e Musine Kokalarit, është I pari që I referohet pasurisë dhe vlerave etnotekstuale të Musinesë. Në shënimin shoqërues të botimit në Prishtinë tek numri 2 I “Jetës së re”, Doktor Rugova shprehet:” Eshtë mirë të dihet se Kokalari I shkroi tregimet e saj në të folurit cam, pra të krahinës së Camërisë dhe njëherësh është njëra ndër shkrimtaret e rrallë shqiptarë që shkroi thjesht në këtë të folme madje me qëllim artistic, epse sic e dimë në historinë e letërsisë shqiptare shumë shkrimtarë tanë kanë shkruar në dialektin e tyre, meqë e ndienin si gjuhë të përgjithshme, e pot ë vepronte kështu, atëhere M.Kokalari do të shkruante në toskërishten letrare.”. më tej Doktor Rugova vazhdon:” Për librin e saj, më 1940 në gazetën “Bota e re” nr 1 të 30 korrikut poeti ynë I njohur Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante.Ja si e vlerëson Poradeci, esencialisht prozën e Kokalarit:”Krijim original.Zënia e jetës , kapja e menjëhershme e saj në fond dhe formë dhe faqja immediate pa asnjë ndërmjetësim, me anën e artit, kjo është origjinalitet-origjinalitet letrar. Kurse stilin e saj e quan stil substancial, që u përshtatet subjekteve.”. Doktor Rugova zbulon në tekstin e vete dhe një njohës tjetër të rëndësishëm të letërsisë së Musinesë, e ka fjalën për albanologun e famshëm Maximilian Lamberc i cili në vitin 1949, në librin “Albanaiches esebuxh”, Lajpcig , prej nga ka marrë edhe tregimet e botuara në Prishtinë.
Por është me rëndësi të vijojmë citimin e Doktor Rugovës, i cili sugjeron se këto tregime, pra të Musinesë, “janë me interes edhe për gjuhëtarët tanë, madje edhe për elemente për gjuhësinë historike, sepse dialektin që përdor autorja përmban shumë trajta gjuhësore që i ndeshim në veprat e autorëve të njohur arbëresh sit e De Rada,Gavril Dara,Serembe,Santori e të tjerë, sepse shumë prejt tyre ishin me origjinë nga këto vise dhe e kishin marrë gjuhën e atëhershme me vete…”.
Tekstet autoriale të Musine Kokalarit për t’u shqyrtuar drejt, sidomos në vlerat dhe pasurinë e tyre etnotekstuale, nevoitet të shqyrtohen duke I mbajtur në rrafshe krahasimtare dhe rivlerësuese edhe me shkrimtarë të tjerë bashkëkohës, matanë kohës dhe pas kohës së Musinesë. Pasuria leksikore e librave të Musine Kokalarit përkon dhe takohet me pasurinë që trashëgon letërsia jonë kombëtare qysh nga autorët e famshëm zanafillorë si Budi dhe bardhi.Pjetër Budi në poezinë e vet thotë:”O I pafat njeri” dhe vijon “ndo plak jo a ndo i ri”, apo te “Ku janë ata djelm të ri”…. dhe natyrshëm rishfaqet proza e shkurtër e Musinesë me atë vlerë të papërsëdytshme të nëndialektit tosk të Gjirokastrës apo që përfshin edhe nga fondi leksikor I Camërisë. Studiues të ndryshëm të vënë në punën e tyre shqyrtuese mbi tekstet e Musine Kokalarit kanë evidentuar kujdesshëm këtë pasuri që la shkrimtarja e privuar deri në pengimin fatal. Prej letërsisë së saj rezulton një fjalor i leksemave, i cili përbën ndoshta pasurinë më atipike etnotekstuale të një autoreje e cila i përket origjinës së këtij qyteti, por që dimensionet dhe valencën për cilësinë e vet shkrimore dhe gjuhësore i ka të krahasueshme me autorë të rndësishëm të letërsisë europiane të shekullit XIX.

06 January 2017

Dita e Ujit te Bekuar ne Gjirokaster

DITA E UJIT TE BEKUAR. Theofania (Epifania) Kisha Ortodokse: Dita e Ujit të Bekuar, kuptimi, ceremonitë dhe tradita e festimeve.
“Në këtë ditë, e gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht. Krishti në moshën 30-vjeçare erdhi në Jordan tek Joan Pagëzori që të pagëzohej prej tij. Me pagëzimin e Tij, shenjtëroi natyrën e ujërave dhe varrosi në lumin e Jordanit mëkatet e njerëzimit”, thuhet në njoftimin përkatës që Kisha Ortodokse ka lëshuar për këtë ditë.
Sipas saj, kjo e kremte nis që në datën 5 janar, kur kryhen Shërbesat e Orëve të Mëdha, Mbrëmësores së Madhe me Liturgjinë e Vasilit të Madh si dhe të Bekimit të Madh të Ujit.
Më datën 6 kryhet shërbesa e Liturgjisë së Joan Gojartit, shërbesa e Bekimit të Madh të Ujit si edhe ceremonia e hedhjes së Kryqit. Mjaft qartë edhe Zoti predikoi domosdoshmërinë e pagëzimit duke thënë: “Kush të besojë dhe të pagëzohet, do të shpëtojë” (Marku 16: 16). Edhe tek apostujt dha porosinë të predikojnë ungjillin “duke i pagëzuar në emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” (Marku 28: 19).
Brenda dhe jashtë, kishat mbushen me qindra besimtarë të ardhur në festën zotërore “të Dritave”.
Të mbledhur së bashku për të adhuruar Perëndinë, por edhe për të ndarë mesazhet e kësaj të kremteje që i jep vetë shërbesa e bekimit të ujit siç quhet ndryshe edhe Ajazma e Madhe, besimtarët krijojnë një atmosferë të vërtetë festive.
Dita e Pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht shënon edhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Kjo festë quhet e dritës sepse Perëndia është drita dhe Ai u shfaq te njerëzit. Ai u shfaq duke zbuluar misterin e Trinisë së Shenjtë. Ati dëshmoi se Jisui nuk është njeri i thjeshtë, por Perëndi-njeri, ku në personin e Jisuit u bashkua natyra hyjnore me atë njerëzore.
Dita e shfaqjes së Perëndisë Triadik prej së larti përbën edhe hapjen e rrugës për të gjithë drejt shpëtimit.
Në pagëzimin e Tij, Krishti fillon të predikojë ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë. Krishti nuk kishte nevojë të pagëzohej, por tregoi edhe ne se duhet të ecim në rrugën që Ai vetë e filloi.
Pas shërbesës së Bekimit të ujit, besimtarët marrin ujin e bekuar, duke e përdorur atë për shërim shpirtëror e trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.

23 December 2016

Karanxha reagon per By Pass ne Portalin JUGU News

Nga Vasil Karanxha.
Në qytetin tim, Gjiro¬kastër, ka jetuar në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, një personazh sa i veçantë, aq edhe enigmatik. Quhej Petro Dralo. Atë do ta gjeje pothuajse çdo ditë te Sheshi i Çerçizit. Qëndronte në trotuar, me orë të tëra, si për t’i bërë karshillëk bustit të heroit, me sytë ngulur te Kalaja e Argjirosë. Kur ndonjë kalimtar e pyeste: Ç’kemi Petro? Ç’do bëjmë me Kalanë? Do të dëgjonte dy përgjigje: Do ta rregullojmë, me punë vullnetare dhe në dimër kur kalaja nuk lejonte diellin të ngrohte sheshin e ngrirë, Petrua shtrëngonte pallton e zezë më shumë pas trupit dhe pa i’a hequr sytë kalasë belbëzonte: “Do ta lëviz, do ta lëviz, do t’i vë rrota”. Kalimtarët në çdo rast buzëqeshnin dhe largoheshin duke e lënë aty në mbretërinë e mendimit të lirë e të çartur. Petro nuk është më, por “flateritë” e tij për të lëvizur kalanë po kujtohen si “profeci” në Gjirokastër për shkak të një projekti të “rregullimit urban” që ndërhyn, veç të tjerash, në tjetërsimin e pamjes dhe në strukturat mbështetëse të kalasë së famshme. Projekti vrasës me dëshirën për të kthyer në këmbësore Qafën e Pazarit të ri, devijon lëvizjen e automjeteve te Sheshi i Çerçizit duke krijuar aty një rrethrrotullim. Kthen mbrapsht qarkullimin dhe duke ngushtuar në mënyrë të shëmtuar hyrjen në shesh (nga krahu i djathtë, do të ngelet vetëm një rrugë më pak se tri metra e gjerë, pra njëkalimshe për hyrjen) detyron qarkullimin të lëvizë në drejtim të lagjes “Pazar i Vjetër” deri ndën Kishën e Mitropolisw nw Pazarin e Vjetwr. Aty realizohet një kthesë 180 gradë dhe fillon ngjitja gjatë shpatit veriperëndimor të kalasë. Prishen dy shtëpi karakteristike të lagjes më të vjetër të qytetit dhe duke u përpjekur me një pjerrësi të palejueshme mbërrin rruga, thuajse ngjitur me godinën e Bashkisë dhe të PS. Këtu janë të detyruar përsëri të kthehen 180 gradë dhe të përfundojnë në një shesh që do të formohet nga bashkimi i kësaj rruge me rrugën e Pazarit të Vjetër dhe të Rrugës së Manalatit. Pasi merr aty kthesën, rruga ndjek atë ekzistuesen të Kalasë për të përfunduar te Bashteja e Teqesë. Rruga do të bëhet me mure të larta nga 10 deri edhe 12 metra, të denja të konkurrojnë me një copë muri nga i Madhi Kinez. Veçse duke parë maketin e studios projektuese do të keni një përfytyrim të pamjes tashmë të shpërfytyruar të Kalasë dhe Lagjes më të vjetër të saj. Të detyruar për të mbrojtur dherat e kësaj faqeje, do të ndërtohen mure të tjera mbi rrugë (me metodën e “protezave”) që i detyron të zhdukin tërë sipërfaqen tani të gjelbëruar dhe ta kthejnë në një faqe të taracuar me mure!! Pjerrësia e madhe, struktura e dobët e terrenit imponojnë të realizohet një rrugë me peshë të lartë. Presioni i dherave mbushëse nën Kullën e Orës së Kalasë, ku rruga është dyfishe dhe pjerrësia arrin maksimumin (pranë godinës së Bashkisë) do të bëjnë që shkarja, deformimi dhe rreziku i rrëshqitjes të jetë gjithmonë në prag të derës. Mos harrohet se nuk luhet më vetëm me godinat mbi apo nën rrugë. Luhet me pasurinë më të vyer të këtij qyteti, me kalanë. Kush e garanton këtë? Kush e merr përgjegjësinë që kjo rrugë do të rezistojë qoftë edhe 30 vitet e ardhshme? Deformimi i mureve mbajtëse nga përvoja e ndërtimeve analoge në Gjirokastër ka për t’u manifestuar që në vitet e para. Rruga ekzistuese e kalasë, vetëm tri metra e gjerë dhe e ndërtuar në formacione më të qëndrueshme se kjo e propozuara, ka gjithmonë rrëshqitje, si rezultat i përbërjes gjeologjike të shpatit dhe presionit gjigant që krijon kalaja impresionuese. Le të stabilizohet zgjidhja për shkarjet e kësaj rruge dhe pastaj le të mendojnë ata të studios projektuese të propozimit të ri për metodat moderne të mbajtjes së dherave, që në Shkallën e Zezë të rrugës nacionale Gjirokastër-Tiranë, janë një dështim i plotë. Aty, sa herë ka rreshje, shpati i malit rrëshqet dhe rruga bllokohet. Në terrene të hapura, ky lloj dështimi edhe mund të falet, sepse mjetet për një kohë të shkurtër e rikthejnë rrugën në normalitet. Por kjo situatë, sikur të ndodhë në mes të shtëpive të banimit (larg qoftë të kemi edhe viktima) përbën vepër penale. Deliri profesional se mund të përdoren metoda moderne të ndërtimeve analoge, me kosto monetare të pesë apo edhe dhjetëfishuara për të ndërtuar gati të pamundurën, pa dhënë as edhe garancinë më të vogël për jetëgjatësinë normale, mos vallë duhet të na kujtojë personazhin tonë në hyrje që desh t’i vinte rrotat kalasë? Ky projekt ka dy qëllime, clirimin nga qarkullimi i kësaj zone dhe kthimin e saj në një zonë të qarkullimit këmbësor. Por siç është projektuar, ai jo vetëm që nuk konservon, por përkundrazi, dëmton pamjen autentike të kalasë dhe të lagjes më të vjetër të qytetit. Shesh historik, pothuajse nuk do të ekzistojë më si i tillë. Kthehet në një rrethqarkullim më shumë se gjysma e tij. Hyrja në shesh zvogëlohet në mënyrë të pakuptimtë dhe shumë të shëmtuar. Duke dashur të rregullojë në një anë, projekti mbingarkon zonën e sheshit, të shpatit të kalasë dhe të vetë rrugës rreth kalasë. Po kush është objekti më me vlerë në Gjirokastër? Kalaja dhe rrethinat: Lagja “Pazar i Vjetër” dhe “Bashteja e Teqesë”. Këto kontradikta themelore mes qëllimit dhe realizimit të projektit s’ka si të mos të të bëjnë për të qeshur dhe për të menduar se me çfarë ngutjeje kanë punuar për të ndërtuar një strategji të re lëvizëse për Gjirokastrën. Por Gjirokastra është shumë e rëndësishme për të gjithë. Ajo përfaqëson një identitet të veçantë që nderon gjithë popullin. Përçudnimi i saj do të ngarkonte me faj këdo që do të ndërmerrte vendime të shpejtuara dhe këdo që nuk do të mbronte këto vlera. Pa shpatet e saj kalaja nuk do të kishte madhështinë që rrezaton prej shekujsh. Mbulimi i këtyre shpateve, aq më tepër me mure të larta që thuajse konkurrojnë vetë kalanë, nuk përbën zgjidhje, por është një zhgarravinë arkitekturore. Një nga kulturat që përçon vizita me këmbë në qytetin e Gjirokastrës është ndërtimi i rrugëve. Gjirokastriti ndërtues ka shfrytëzuar qafat, izoipset dhe në mënyrë të shpejtë ka realizuar kalimin nga një lagje në tjetrën. Në asnjë shpat (faqe) kodre që përbëjnë Gjirokastrën nuk gjejmë rrugë që të fillojë nga fundi dhe me zigzage të mbërrijë në krye. Këtë risi kërkojnë projektuesit e shekullit XXI ta krijojnë dhe ku se? Në zonën që ka ndërtime të shekullit të VII (kulla e Kalasë) dhe të gjithë kompleksit të lagjes “Pazar i Vjetër”. O Zot… fali ata që nuk dinë çfarë bëjnë! Kush fiton nga kjo rrugë? Devijimi (bajpasi) siç dëshirojnë ta quajnë “modernët” bëhet me dëshirën që t’u shërbejë lagjeve “Palorto”, “Partizan”, “Dunavat”. Nga sondazhet që kemi kryer, asnjë banor i këtyre lagjeve, nëse kjo rrugë realizohet nuk ka predispozicion ta përdorë. Për të zbritur në lagjen “18 Shtatori” ose në rrugën kombëtare, këtyre banorëve u shtohet mbi një kilometër rrugë shumë e vështirë (në dimër ngricat janë për shumë ditë dhe të rrezikshme), ndërkohë që tani kanë rrugë alternative. Teqeja dhe Palortoja zbresin nga Rruga e Granicës dhe për tri minuta janë në Kodrën e Shtufit, pranë qendrës së “18 Shtatorit”. Po ashtu, banorët e zonës së Dunavatit do të zbresin dhe ngjiten nga rruga e Zinxhirave. Këto qenë përgjigjet që morëm nga banorët e pyetur. Kjo përbën edhe arsyen e dytë pse thuajse i gjithë opinioni gjirokastrit është kundër këtij devijimi. Atëherë, natyrshëm lind pyetja: kush përfiton prej saj? Për të mos lënë hapësirë për keqkuptim po i përgjigjem vetë. Askush ! As Gjirokastra dhe gjirokastritët dhe as ata që realizojnë këtë investim, qoftë kreditorë e qoftë zbatues të projektit. Dëgjomëni të nderuar miq: Të gjithë jemi të humbur! A ka zgjidhje për devijimin (baypass-in)? Me plot gojën: Po ! Mbushja dhe sistemimi i përroit të Kasit nga Ura e Nanxës deri tek Ura e Zerzebilit, po të mos gabohem, jo më shumë se 400 metra, zgjidh shpejt dhe mirë gjithë lëvizjen që duam të sistemojmë. Njëherësh krijon përmirësim të qarkullimit dhe integron në jetën e qytetit lagjet “Pllakë”, “Pazar i Vjetër”, “Cfakë”, “Manalat” dhe “Dunavat”. Për këtë variant bërtet i gjithë ky komunitet dhe nuk po dëgjohet. Duke parë qëndrimin prej frikacaku të të punësuarve burokratë në institucionet përkatëse lokale, përgjegjëse për zhvillimet në fjalë, të burgosurit e rrogës mujore apo të paaftësisë, të cilët në kafe bëjnë të mirin, por njëherësh dhe viktimën e presionit të njërit apo të tjetrit, natyrshëm më vjen t’ia marr me iso këngës së nënës që qante Selmanin, por me tekstin e përshtatur që koha kërk
on: Argjirokastra e bukur/Kë të qaj më parë/ Njëri i pangopur,/Tjetri thjesht i marrë…

12 November 2016

17 October 2016

Monitor ben grafine e vendeve qe u perzien me marijuanen


Vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfëra se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë…
Rastet e Kolumbisë e Bolivisë në Amerikën e Jugut, Guatemalës e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, Laos e Afganistanit në Azi, Filipineve në ishujt e Azisë dëshmojnë se kultivimi masiv i substancave të ndaluara nuk ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullsisë, në raport me fqinjët e tyre që kanë tentuar një zhvillim më të qëndrueshëm. Përkundrazi këto vende janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.
Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë, për 30 vite ka qenë në frontin kryesor në luftën globale kundër drogave, duke jetuar nën terrorin e karteleve të fuqishme Medellín në vitin 1980 dhe 1990 dhe më pas në luftën për të shënjestruar kultivuesit përmes një plani të mbështetur nga SHBA, shkruan ‘The Guardian’ në një artikull të fundit.
Në dekadat e fundit, Kolumbia ka përjetuar një rritje të ndjeshme në dhunën e lidhur me drogat dhe një mosrakordim të policisë lokale dhe institucioneve gjyqësore, si rrjedhojë e korrupsionit dhe ryshfetit. Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.
Së bashku me fuqinë e tyre të madhe ekonomike, që erdhi sidomos pas kalimit nga marijuana te kokaina në vitet 1980, baronët e drogës arritën dhe një pushtet më të madh. Disa, si Lehder, blenë aksione në radiot lokale dhe gazetat. Të tjerë, si Pablo Escobar Gaviria, kërkuan të krijonin klientë të bindur në qytete, duke shpërndarë të holla për të varfrit, ndërtimin e banesave për ata me të ardhura të ulëta në lagjet e varfra, apo blerjen e ekipeve sportive dhe ndërtimin e stadiumeve sportive. Një numër kontribuan në fushatat politike. Lehder shkoi aq larg sa krijoi Partinë e tij Latino-Nacionaliste dhe për të publikuar ideologjinë e tij hibride politike (një kombinim i nacionalizmit kolumbian dhe atij të Amerikës Latine, të mbrujtur me elemente të fashizmit) përmes gazetës së tij, ‘Quindio Libre’. Në vitin 1982, Escobar u zgjodh në fakt si një kongresmen alternativ në një propozim të Partisë Liberale.
Përveç korruptimit të sistemeve politike dhe ekonomike, trafikimi i narkotikëve ka gjeneruar një problem në rritje të drogës në familje. Në fillim të viteve 1980, u zhvillua në mesin e të rinjve kolumbianë një varësi e përhapur për ‘basuco’. Kjo ishte një lloj kokaine e kontaminuar, që të bën të varur dhe që zakonisht pihet me marijuanë apo duhan, dhe u hodh në tregun kolumbian nga kontrabandistët e kokainës, pasi ajo nuk ishte aq cilësore sa të eksportohej. Duke u shitur lirë, shumë shpejt u bë më shumë popullore në shumë qytete sesa marijuana, duke lënë qindra mijë të varur dhe shumë prej përdoruesve të saj vuajnë nga çrregullime nervore të përhershme.

Fillimi i skenarit ju ngjan i njohur?!
Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

Sot, Kolumbia është në ballë të përpjekjeve për të riparuar politikat e narkotikëve globale. Kombet e Bashkuara po debatojnë ndjeshëm muajt e fundit lidhur me shumë dështime të politikës globale të drogës. Në një seancë të para pak kohëve, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka propozuar një “zgjidhje njerëzore” ndaj problemit të drogës, që ka më shumë për qëllim të luftojë shkaqet e problemit në të gjitha fazat e tij, në vend se vetëm duke u fokusuar në zbatimin e politikave luftuese policore.
Por, sa kanë ndikuar të ardhurat kolosale nga marijuana e Kokaina në mirëqenien e vendit. Me të ardhura për frymë prej rreth 6 mijë dollarësh në vit, Kolumbia, së bashku me Bolivinë dhe Perunë (kjo e fundit në vitin 2000 e kaloi Kolumbinë si prodhuesi numër një i gjetheve të kokainës në botë) kanë më pak se gjysmën e të ardhurave të shteteve të tjera fqinjë, si Venezuela, Brazili, Kili, Argjentina, që nuk janë aq të varura nga kultivimi i substancave të paligjshme. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore për vitin 2015. Edhe në indeksin e zhvillimit njerëzor të vitit 2015, publikuar nga Kombet e Bashkuara, këto shtete kanë një renditje më negative (më mirë janë Argjentina dhe Kili, për më shumë info shiko tabelën).
Kolumbia renditet e 11-a në botë për vrasjet për 100 mijë banorë (30.8), sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. “Kolumbia është e njohur për prodhimin e drogës dhe tregtimin e saj. Kjo e kombinuar me shoqërinë që është dukshëm e ndarë mes të pasurve e të varfërve ka bërë që shumë vendas të përfshihen jo vetëm në vrasje, por gjithashtu dhe në rrëmbime, vjedhje, sulme të rënda, por edhe krime të reja”, thuhet në raportin që shoqëron renditjen.
Historia përsëritet edhe në kontinente të tjera, ku shtetet që kanë “eksperimentuar” me pasurimin e shpejtë përmes kultivimit të marijuanës apo gjetheve të kokainës sot po rezultojnë që kanë të ardhura më të ulëta se fqinjët dhe një indeks të zhvillimit njerëzor më të përkeqësuar.
Në Amerikën Qendrore, Guatemala dhe Nikaragua kanë të ardhura deri në pesë herë më të ulëta se fqinji i tyre Kosta Rika, të ardhurat e të cilit për frymë i kalojnë 10 mijë dollarë. Me një mesatare prej 100 vrasjesh që kryhen në muaj, Guatemala me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është e pesta në botë për vrasjet për 100 mijë banorë. Në indeksin e zhvillimit njerëzor Guatemala është e 129-a dhe fqinj, Kosta Rika, e 69-a.
Në Azi, Afganistani ka të ardhura minimale për frymë, prej vetë rreth 600 dollarësh. Filipinet janë një tjetër shembull, ku droga jo vetëm nuk ka rritur mirëqenien e popullsisë, por sot vendi ka 3% të popullsisë të varur nga substancat narkotike.

16 October 2016

Termetet rikthejne kujtesen ne Gjirokaster per Projektin Transizmik,Ja nje nga studimet me vlere

"….Megjithatë Italia ka lidhje të stërlashta me Shqipërinë. Në perandorinë romake, në mesjetë e deri tek okupimi turk shkëmbimet kanë qenë të vazhdueshme. Republika e Venedikut pati mbrojtur tokat shqiptare. Ka një qëndrim fisnik të shqiptarëve ndaj italianëve, njëfarë hapjeje shpirtërore, në pritje. Nga ana tjetër gjithmonë përçmim. Shqiptarët nuk janë të largët si tunizianët, libianët, janë të njohur për italianët, sepse banojnë me shekuj të tërë në tokat italiane, kanë gjetur strehim në Itali, bëjnë pjesë në historinë italiane, një milion italianë e kanë bërë luftën në Shqipëri dhe kundër Shqipërisë, me qindra e qindra edhe janë martuar. Sot shkëmbimet janë edhe më të mëdha. Nuk mund të kihet një vend përpara"
Kështu Ismail Kadare përshkruan raportet midis Italisë dhe Shqipërisë në mbyllje të një interviste të gjatë të lëshuar Piero Del Giudice-s për revistën Galatea.
Mund të themi me siguri që raportet midis Marcheve dhe Shqipërisë kanë qënë shumë të ngushta gjatë viteve të fundit, me një shkëmbim interesash vërtet aktiv.
Rruga e gjatë e afrimit dhe e njohjes reciproke ka dhënë frytet e saj:
i pari përfaqësohet nga predispozimi i një instrumenti themelor për ruajtjen dhe rritjen e vlerës së pasurisë arkitektonike dhe urbanistike, pra Planin e Rekuperimit të qëndrës historike të Gjirokastrës;
i dyti, duke marrë shkas nga problematikat e përbashkëta të dy territoreve ndërkufitarë në lidhje me karakteristikat e sizmicitetit , është i përbërë nga rezultatet e projektit TRANSISMIC.
Redaktimi i një plani rekuperimi të qëndrës historike dhe fazat e mëvonshme të aprovimit dhe të aplikimit të tij supozojnë një shprehje dashurie për qytetin historik.
Kujdes bëhet për diçka që duhet, pjesë e të cilës ndihesh dhe që do të mbështetësh, duke kontribuar që ta përmirësosh, duke ndrequr të këqiat e saj, duke korrigjuar kushtet negative.
Njohja e zonave të lashta të banuara si një dëshmi historike na lejon të kalojmë nga një ide ruajtje për vetëm pjesën artistike në një shtrirje në mbrojtje të dokumentave të historisë, të nënkuptuara pikërisht si pasuri kulturore.
Kjo do të thotë që të tejkalohet idea e një ruajtjeje që aplikohet me episode, duke arritur në inkuadrimin e problemeve në terma kontestual më të përgjithshëm.
Kanë kuptim dhe rëndësi jo vetëm vlera artistike por, mbi të gjitha materiali i dokumentuar.
Ruajtja nuk zgjidhet vetëm në ndërhyrjen mbi vetëm objektet, nuk përqëndrohet më rreth kryeveprës, monumentit, objektit të artit, por i drejtohet materialit të dokumentuar dhe kontekstit të shtresëzuar.
Të mbrosh qëndrën historike do të thotë të njohësh rëndësinë e trasmetimit brezave të ardhshëm të kuptimit dhe të vlerës të një pasurie kulturore.
Prej shumë vitesh në Evropë, dhe në veçanti në Itali, vëmendja është përqëndruar mbi qëndrat e lashta dhe historike, mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës që do të thotë të ruash shenjat themelore, për më tepër ti nxjerrësh akoma më në evidencë, nëse nevojitet, dhe ti kthesh në më të përdorueshme.
Vërehet një kujdes gjithnjë më i madh për atë që është me të drejtë përcaktuar si pasuria kulturore e ndërtuar (Lichfield, 1988).
Ndërtesat me interes monumental dhe çka rreth tyre historikisht e konsoliduar janë sot objekt i një interesi të gjerë, pikërisht për karakteristikat kulturore që i njihen, dmth për aspektet dëshmuese, dokumentare, estetike që na përfshijnë drejtpërdrejt dhe për të cilat është nevoja e trasmetueshmërisë në brezat e ardhshëm dhe kulturës së tyre.
Nuk është një rast, në fakt, që Deklarata e Amsterdamit e 1975 përcakton pasurinë arkitektonike të Evropës “ të pazëvendësueshme….për pasurimin e jetës të të gjithë popujve, në të tashmen dhe në të ardhmen”.
Dhe në Kartën evropiane të pasurisë arkitektonike, e shpallur gjithnjë në Amsterdam në 1975, i njihet pasurisë arkitektonike aftësia që të përfaqësojë një ambient themelor për ekuilibrin dhe zhvillimin kulturor të njeriut, duke përbërë një element thelbësor të kujtesës së njeriut aktual, që nëse nuk do ti trasmetohej brezave të ardhshëm në pasurinë dhe diversitetin e tij, do të privonte njerëzimin nga ndërgjegja e të ardhmes së tij.
Ruajtja e një arkitekture historike presupozon njohjen e një vlere të veçantë për të, që mund të jetë artistike, dokumentare dhe dmth estetike dhe historike; bëhet fjalë që ti njihet kësaj ndërtese kuptimi i një vepre arti e/o dëshmie historike. Në 1967 Komisioni parlamentar i hetimit mbi gjëndjen e pasurive kulturore në Itali ( Komisioni Franceschini) deklaronte që do ti njihte pasurisë historike, arkeologjike, artistike dhe peizazhore një vlerë të shquar qytetërimi, absolute, universale dhe jo kalimtare, e tillë që ta karakterizojë si pasuri të njerëzimit për të cilën çdo posedues, çdo vend, çdo brez duhet të konsiderohen vetëm ruajtës, dhe atëherë përgjegjës përballë shoqërisë, gjithë botës së qytetëruar dhe brezave të ardhshëm.
Vetë komisioni pohonte më tej që ndërgjegja e vlerave supreme dhe të pazëvendësueshme të pasurisë historike, arkeologjike, artistike dhe peizazhore duhet të jetë e pranishme tek çdo qytetar, si element i edukatës së tij qytetare dhe si detyre njerëzore, duke përbërë një angazhim që është kusht thelbësor në mënyrë që ligjet e ruajtjes dhe në përgjithësi veprimi publik në këtë fushë të arrijnë qëllimin e tyre.
Në 1972 me Kartën italiane të restaurimit jepen instruksionet e para për ruajtjen e bërthamava të lashta urbane , duke specifikuar qartë që me qëllim përvijimin e qëndrave historike , duhen marrë në konsideratë jo vetëm “qëndrat” urbane tradicionale, por më në përgjithësi – të gjitha vendbanimet njerëzore, unitare ose të copëzuara, edhe pse pjesërisht të trasformuara gjatë kohës, janë krijuar në të shkuarën ose, midis atyre të mëvonshme, ato që kanë një vlerë të veçantë dëshmie historike ose cilësi të spikatura urbanistike dhe arkitektonike.
Karakteri historik i referohet interesit që vendbanimet përfaqësojnë si dëshmi qytetërimi të së shkuarës dhe si dokumente të kulturës urbane, edhe pavarësisht nga vlera artistike ose formale ose nga aspekti i tyre i veçantë ambjental, që mund të pasurojnë ose nxjerrin më tej në pah vlerën, sepse jo vetëm arkitektura, por edhe struktura urbanistike zotëron në vetvete, kuptim dhe vlerë.
Para se të përqëndrohej një vëmendje e fortë mbi këtë temë, qëndrat historike ishin objekt i plaçkitjeve: ishte e shpeshtë të shihje ndërtesat komplekse, tipologjikisht dhe morfologjikisht interesante, të kundërvëna nga shembje masive dhe nga rindërtime pa asnjë lloj vëmendje. Mungesa totale e vëmendjes është trasformuar më vonë pothuajse në një mumifikim të qëndrave historike.
Por duke dashur të ruash “si ishte, ku ishte”, shkohet në pengimin e një përdorimi fleksibël real dhe progresiv ashtu si do të dëshironim. Është e nevojshme që të nxiten ato trasformime që të ruajnë kujtesën e së shkuarës, por në të njëjtën kohë të lejojnë atë zhvillim tipik të mënyrës sonë të jetesës.
Në disa qytete evropiane janë kryer ndërhyrje shumë të rëndësishme në qëndrat historike që kanë ditur të mbrojnë të shkuarën pa kufizuar zhvillimet dhe transformimet.
Kusht i domosdoshëm që qëndrat historike të ruhen dhe jetojnë është ai i nxitjes së përdorimit dhe shfrytezimit më të madh të hapësirave.
Pa praninë konstante të personave që në ato vende banojnë, në mungesë të aktiviteve, këto pasuri nuk mund të trasferohen në vite.
Nuk duhet harruar më tej që pasuria arkitektonike përbën një kapital, përveç se shpirtëror dhe kulturor, edhe ekonomik dhe social me vlerë të pazëvendësueshme.
Bashkësia e arkitekturave historike përcakton kondita ideale për zhvillimin e një game të gjerë aktivitetesh, dhe mund të lehtësojë një shpërndarje të mirë të funksioneve dhe integrimin më të gjerë popullsisë brenda qyteteve. Vetëm një njohje e thellë e të gjithë aspekteve që bëjnë pjesë në jetën e qëndrave të banuara antike, mund të sjellë në realizimin të aq shumë të dëshiruarës ruajtje të integruar, e nënkuptuar si “rezultat i përdorimit të përbashkët të teknikës të restaurimit dhe të kërkimit të funksioneve të përshtatshme”, ashtu si është parashikuar nga Karta e Athinës në 1931.
Nuk mund të mendohet që ruajtje të kuptojë paprekshmëri; puna shkencore duhet të gjejë mënyrën që të bëjë transformimet të pajtueshme me natyrën dhe vendet.
Degradimi i arkitekturës historike, dmth, mund të nënkuptohet si një paefektshmëri e përgjitshme e ndërtimeve dhe ambjentit rreth tyre: paefektshmëri e skemës statike dhe garancisë në cilësinë e materialeve, paefektshmëri e imazhit, paefektshmëri në funksionimin e secilit komponent, paefektshmëri në garantimin e kushteve minimale të jetueshmërisë, paefektshmëri në garantimin dhe nxitjen e aktiviteteve ekonomike dhe ne aktivimin e kushteve sociale në gjendje të përmirësojnë në mënyrë të drejtë cilësinë e jetës.
Degradimi i një qëndre historike është dmth një fenomen kompleks, në përcaktimin e të cilit influencojnë së bashku faktorë të ndryshëm: teknologjik, estetik-kulturor, fuknskional, ambjental, financiar, ekonomik dhe social.
Meqënëse përgjithësisht vjetërsimi fizik i një pasurie, dmth humbja dhe shkatërrimi i saj , rrjedh nga ai ekonomiko-ambjental i zonës në të cilën ajo ndodhet, i cili është i pasuar përgjithësisht nga ai pozicional dhe më vonë fuknsional, është e qartë pamjaftueshmëria e ndërhyrjeve drejtuar ekskluzivisht ndaj efekteve, pa vepruar njëkohësisht edhe mbi shkaqet e degradimit.
Duket qartë nga sa u tha më sipër, që plani i rekuperimit është një instrument themelor për mbrojtjen dhe rritjen e vlerës së qëndrave historike, që duke u nisur nga një analizë e vëmendshme dhe vlerësim i pasurisë ekzistuese, tejkalon vizionin e ndërhyrjeve mbi emergjenca të veçanta për të përqendruar vëmendjen në të gjithë strukturën urbane historike dhe në lidhjet e saj me pjesën e re të qytetit. Duke patur parasysh shpejtësinë e ndryshimit, shumëllojshmërinë e interesave të përfshira, vlerën e resurseve në lojë, është e nevojshme që planet e rekuperimit të hyjnë në fuqi në kohën më të shkurtër të mundshme nga përgatitja e tyre, për të evituar që vlerësimet dhe udhëzimet të vjetërsohen para se të aplikohen.
Nga problematikat e lidhura me karakteristikat që bashkojnë qëndrat historike të Italisë dhe Shqipërisë lindi projekti TRANSISMIC, që ka ndjekur në mënyrë specifike problematikat sizmike. Sensi i thellë i një inisiative si TRANSISMIC nuk qëndron vetëm në vlerën shkencore të mbledhjes, të përpunimit të të dhënave, të krijimit të një modeli: në këtë sens puna ka qënë e gjatë dhe komplekse, por duke parë rezultatet finale, sigurisht e kënaqshme.
Vlera e vërtetë e inisiativave të këtij lloji qëndron në gjetjen e problematikave të përbashkëta për vende që dalin në të njëjtin det, në bashkërendimin dhe konfrontimin për të rilevuar elementët që përkojnë dhe ata që përplasen, në kërkimin e një gjuhe të përbashkët që të ketë si bazë njohjen e valencës reale të qëndrave tona historike.
Qëndrat historike nuk ekzistojnë për merita tonat, përbëjnë për të gjithë ne një pasuri që kemi thjesht trashëguar dhe që kemi detyrimin të trasmetojmë në të gjithë vlerën e saj brezave të ardhshëm.
Nuk prodhon rezultate pozitive bllokimi dhe ruajtja në informacionet dhe në aktvitetet e burokracisë.
Zhvillimi i instrumentave, informacioneve, të njohurive mund të vijë vetëm nëse jemi në gjendje të vëmë në dispozicion informacionet dhe ti komunikojmë, duke tejkaluar rezistencat dhe mbylljet tipike të strukturës burokratike të disa sistemeve publike.
Përdorimi i lirë i të dhënave mund të bëjë të mundur për këdo zhvillimin e aktiviteteve të veta.
Projekti TRANSISMIC mbyllet me këtë publikim.
Pas projektit TRANSISMIC urojmë që të mund të vazhdohet të punohet së bashku për të rritur njohjen reciproke, sensibilizimin e shoqërisë civile, të organizacioneve private dhe të autoriteve publike mbi vlerën e qëndrave historike, duke u impenjuar për të ofruar asistencë reciproke nga pikëpamja teknike dhe shkencore, për të ndihmuar shkëmbimet e specialistëve për formacionin dhe informacionin, duke njohur që cilësia dhe ndryshueshmëria e qëndrave tona historike përbëjnë një pasuri për gjithë kolektivitetin, për mbrojtjen e së cilës, administrimin dhe planifikimin duhet bashkëpunim.
Liliana Ruffini

11 October 2016

Editorja e botimeve turistike Baba:Ja vleresimi per shtigjet turistike ne Gjirokaster dhe "Caravan Riding Centre Albania"



Gjirokastra është thesari turistik e kulturor i turizmit tonë, vulosur nga UNESCO dhe pëlqyer nga bota mbarë. Por sa pak e shijojmë natyrën e saj të mrekullueshme! Sa pak dimë për shtigjet e bukura, përzier magjishëm me arkitekturë mesjetare, tempuj shpirtërorë e qytete antike.... Pa dyshim që për bukuritë e fshehura të Gjirokastrës ju kemi folur kaq e kaq herë sepse është misioni ynë por është krejtësisht tjetër gjë t`i shijosh ato nga afër. Dhe e dini se si? Duke kalëruar! Ka ardhur koha të shijoni Vjeshtën e Gjirokastrës në shoqërinë e kuajve fisnikë e të magjishëm të Caravan Riding Centre Albania. Një ditë si kjo, vlen sa një jetë

09 October 2016

Nje Antropolog i shquar per Musine Kokalarin

Antropologu Mauro Geraci boton në Itali “La mia vita universitaria”, ditari ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit

Mauro Geraci erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 2002. Si antropolog, dukuria që i tërhoqi vëmendjen ishte moria e botimeve letrare. “Shumë botues, shkrimtarë poetë, studiues, panaire libri, nisma….Shqipëria është një vend, më thoshte Visar Zhiti, me tre milionë banorë dhe katër milionë shkrimtarë. Si antropolog kulturor iu kushtova menjëherë këtij fenomeni të madh letrar, në një studim që vetëm tani, pas më shumë se 10 vitesh kërkimi dhe ndjekjeje të mjediseve intelektuale shqiptare, është duke dalë në Itali”.
I rikthyer në Shqipëri, Mauro Geraci e kujton kështu takimin e parë me botën letrare në vendin fqinj me vendin e tij Italinë. Këtu ‘e prezantuan’ për herë të parë edhe me Musine Kokalarin. Ishte sërish miku i tij, poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti, që i foli për shkrimtaren dhe kalvarin e vuajtjeve të saj në Shqipëri, pas kthimit nga studimet në Romë.
Ai dhe e nxiti të studionte shkrimtaren, për të cilën kishte lexuar vetëm në historitë e letërsisë. Me botimin së fundmi në Itali të librit “La mia vita universitaria” nis dhe bashkudhëtimi i tij me Musine Kokalarin. Siç shpjegon zoti Geraci, ky është një punim kritik mbi ditarin roman të Musine Kokalarit, për të cilin kanë bashkëpunuar shkrimtarët Novruz Shehu dhe Visar Zhiti dhe arkivistja e Arkivit të Shtetit në Romë, Simonetta Ceglie. Kjo e fundit ka bërë transkriptimin e dorëshkrimit origjinal të ditarit të Musine Kokalarit, me ndërhyrjet, korrektimet, fshirjet dhe mendimet e shtuara prej saj në letër. “Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit”, – thotë në intervistën e tij për MAPO-n antropologu italian Mauro Geraci, i cili është ende duke punuar për të rigjetur çdo gjurmë që shkrimtarja ka lënë në Romë gjatë viteve të studimit.
Zoti Geraci, ju keni në proces botimi ditarin që Musine Kokalari mbajti gjatë viteve të studimit në “La Sapienza”. Përse mendoni se ky botim i duhet lexuesit italian?
Për lexuesit italianë “La mia vita universitaria”, autobiografia e shkruar nga Musine Kokalari mes viteve 1937 dhe 1941, kur studionte në
Fakultetin e Letrave në Universitetin “La Sapienza” në Romë, mund të përfaqësojë një rast për të njohur më mirë vetveten dhe të shkuarën tonë, duke e parë “nga një lloj largësie”, siç do të thoshte Bertol Brecht. Në këtë ditar shkrimtarja përshkruan gëzimin por edhe vështirësitë e mëdha që ka përjetuar gjatë viteve romane; entuziazmin e jashtëzakonshëm të një vajze të re që ka mundësinë të studiojë në Romë, por edhe dramën e të gjendurit vetëm, e përhumbur në një metropol në shumë aspekte të huaj për të, siç ishte Roma gjatë fashizmit. Për lexuesit italianë, kjo autobiografi është e rëndësishme sepse në të gjejmë Italinë fashiste të përshkruar përmes këndvështrimit të një studenteje dhe poeteje shqiptare antifashiste; shqiptare por edhe italiane, duke qenë se në ato vite Italia e Musolinit kishte pushtuar Shqipërinë.
Musineja rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit. Bëhet fjalë për një dokument autobiografik me një rëndësi të jashtëzakonshme në pikëpamjet historiko-antropologjike dhe poetiko-letrare.
Çfarë ju ka nxitur për ta botuar këtë ditar?
Qyshkur në vitin 2002 vura këmbë për herë të parë në Shqipëri, më bëri përshtypje dukuria e madhe botuese dhe letrare ende sot e pranishme në vend: shumë botues, shkrimtarë, poetë, studiues, panaire libri, nisma…“Shqipëria është një vend, më thoshte Visar Zhiti, me tre milionë banorë dhe katër milionë shkrimtarë”. Si antropolog kulturor iu kushtova menjëherë këtij fenomeni të madh letrar, në një studim që vetëm tani, pas më shumë se 10 vitesh kërkimi dhe ndjekjeje të mjediseve intelektuale shqiptare, është duke dalë në Itali. Porse një ditë, pikërisht miku im dhe poeti i madh Visar Zhiti, që e kisha njohur tashmë qysh në Romë, në Ambasadën shqiptare, më nxiti ta studioja mirë Musine Kokalarin, shkrimtaren për të cilën kisha lexuar vetëm në historitë e letërsisë. Më tha: “Ti duhet ta njohësh mirë Musine Kokalarin… ka qenë shkrimtare e madhe por edhe studiuese e folklorit narrativ shqiptar. Pastaj u përndoq në mënyrë të tmerrshme nga regjimi komunist…ka një histori të jashtëzakonshme për Italinë dhe për Shqipërinë… duhet patjetër ta studiosh La mia vita universitaria, ditarin që Musineja e ka shkruar në italisht për ta botuar në Itali, por që nuk doli kurrë”. Pastaj Visari më njohu me Novruz Shehun (studiues që në vitin 2009 kishte botuar veprën e plotë të shkrimtares në shqip), Nevila Nikën, asokohe drejtoreshë e Arkivit të Shtetit në Tiranë, që më ndihmoi shumë me kërkimet si dhe më njohu edhe me të afërmit e shkrimtares, të cilët dua t’i falënderoj këtu për mirësjelljen dhe gatishmërinë që kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë për mua.
Cilat ishin sfidat më të mëdha për ju gjatë procesit të punës suaj?
Në këtë punim kritik të ditarit-roman të Musine Kokalarit, veç meje marrin pjesë Novruz Shehu dhe Visar Zhiti, por edhe Simonetta Ceglie, arkiviste në Arkivin e Shtetit në Romë, e cila ka bërë transkriptimin jashtëzakonisht të vështirë të dorëshkrimit origjinal, plot me ndërhyrje, korrektime, fshirje, mendime të shtuara. Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale, që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit.
Përpos portretit dhe staturës intelektuale të Musine Kokalarit, a keni bërë hulumtime të tjera për jetën e saj në Itali?
Sigurisht! Jemi ende duke punuar për të rigjetur çdo gjurmë të lënë nga shkrimtarja në Romë gjatë viteve të studimit: kemi gjurmuar shumë dokumente shkollore, shtëpinë ku ka banuar, vendet ku shkonte, librat që ka lexuar, revistat e studentëve italianë me të cilat bashkëpunonte; ka ende shumë gjëra për të bërë, por puna në tërësi është gati tashmë.
Ju keni qenë edhe në Shqipëri, keni takuar njerëz që e kanë njohur atë, keni udhëtuar edhe në Rrëshen, qyteti ku u nda nga jeta Musine Kokalari. Cili ka qenë roli juaj hulumtues?
Po, pasi u diplomua në Romë me notën maksimale me një tezë shumë të bukur për Naim Frashërin, Musine Kokalari u kthye në Shqipëri, por entuziazmi me të cilin kishte ndërmend t’u vilte frytet studimeve të saj në një rrugëtim të ndritshëm intelektual u bë copash. Në vitin ’44, dy vëllezërit e saj shumë të kulturuar, Vesim e Mumtaz, u vranë në masakrën e njohur të “Hotel Bristolit”. Për antistalinizmin e saj edhe Musineja u gjykua ashpërsisht nga regjimi komunist që ndërkaq ishte vendosur në Shqipëri. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Rrëshen, në Mirditë, ku e dëbuan pas viteve të burgut…Unë shkova atje sepse veç Romës ku ajo bëri studimet, doja të shija vendet ku qe e detyruar ta çonte jetën, rrugët, sheshin, parkun ku ulej për të lexuar dhe medituar në heshtje, vendin ku ka qenë shtëpiza e saj shumë e varfër, që sot nuk ekziston më…
Si do ta përshkruanit ju studenten Musine Kokalari?
Në distancën e 70 viteve, unë kam pasur fatin të studioj dhe diplomohem në të njëjtin Fakultet të Letrave që ka ndjekur dhe përshkruar Musineja. Ky fakt më emocionon shumë sepse në ditarin e saj kam gjetur të njëjtat dhoma, të njëjtat korridore, të njëjtat frikëra, të njëjtat shpresa që edhe unë i kam përjetuar aty, në të njëjtin qytet universitar, ku ka jetuar Musineja. Nga shkrimi i saj Musineja duket një studente skrupuloze, shumë e përgatitur, e hapur ndaj nxitjeve që merrte prej leksioneve që ndiqte…Një studente shumë e ëmbël dhe ndjeshme, kaq e vendosur dhe e kthjellët në konceptimin e përmbajtjes politike të studimeve të saj që donte t’i vinte në dispozicion të ndërtimit të një Shqipërie demokratike, por që për fat të keq, nuk qe kështu.
Cilat mendoni se kanë qenë elementet thelbësore që e bëjnë Musine Kokalarin një personalitet edhe në Itali?
Në hallakatjen e përgjithshme, në mosdijen, në nxitimin sikurse edhe në hendekun që tashmë në Itali prej kohësh është krijuar mes jetës së qytetarëve dhe sferës politike që po thellohet gjithnjë e më shumë dhe bëhet qëllim në vetvete, personaliteti i Musine Kokalarit shpresoj të shërbejë, përmes punës sonë, për rigjetjen pikërisht të atij përcaktimi të dashur për dijen, njohuritë, aftësinë për të dëgjuar, që, pak a shumë siç thoshin filozofët që nga Greqia e lashtë, është mjeti kryesor i politikës si shërbim publik për të gjithë komunitetin dhe mirëqenien e tij.
(Përktheu: Arta Marku)

Letrat

“Jeta ime universitare” është një libër autobiografik, historik, etnografik dhe filozofik, i shkruar nga Musine Kokalari në vitet 1940-1942 në Romë, kur ishte në vitin e fundit të studimeve. Ditari u shkrua në italisht. Kokalari përshkruan në të momentet më të rëndësishme të jetës studentore. Libri është një përvojë e rrëfyer nga vetë Kokalari me detaje, përjetime, ngjarje deri dhe mbi dashurinë për një djalë.
Letra nga Shqipëria
E dashur Musine
Pardje mora letrën tënde, i mësuam sa më shkruan. Vetëm ti nuk na vë në korrent për të gjitha. A ia ke paguar pensionin zonjës Tomassini dhe gjer në ç’ditë? Na lajmëro menjëherë në qoftë se të duhen të holla, në rast se nuk ke marrë gjysëm burse akoma. Aty ka ardhur z. Vila, shko në legatë dhe e vizito se, më tha Hamiti, nuk do të qëndrojë shumë kohë. Me mësime si vete? Dje mbrëma më tha edhe z. Roço se dëshironte të dinte si vete me mësime. As mua nuk më ke shkruar gjë në letër, jam kurioz, të di si e ke punën. Po deshe më shkruaj gjërë e gjatë, po deshe ndërro pak dorën, është e pamundur të këndoj shkrimin tënd. Këndej jemi të gjithë mirë. Hektori mëson mirë dhe veçan në arithmetikë. Shkruan shumë më qartë se halla e tij. Fejzia me Lolën mund të kthehen pas 10-12 ditësh, pse këtë radhë Hektori është i malluar shumë. Babait i ka mbetur pak hatëri që nuk i ke shkruar asnjë letër; ka të drejtë se të ka bërë kokën aqë. Më shkruaj
kur janë provimet dhe kur parashikon të kthehesh? Anea, babai, Muntazi, Hamiti, Hektori, Milja e Hamit Seferi të përshëndesin. I jap fund letrës duke të përqafuar me mall”.
Yt vëlla
Vesimi
E dashur Musine
Sa për këngë dhe për zakone që më thua të të shkruaj, unë ato që dija t’i thaçë, nuk di të tjera po Lumo Skëndua të ka dërguar një fletore me këngë, më duken se të gjitha t’i kam thënë unë, po midis tyre janë edhe disa që nuk t’i kam thënë unë. Musine të të them se Lola ngordhi për ti dhe nuk e di si do të durojë gjersa të bish ti. Të jeç e sigurt se gushën nuk ia ka puthur njeri qëkurse ke ikur ti. Këtë besë t’ia mbajë gruaja burrit që ta mban ajo ti. Tani ka ca ditë që të sheh në gjumë dhe që në mëngjes më thotë se vajta në Romë me Musinenë, po nuk di t’i shpjegojë mirë fjalët. Pardje ka qarë dy orë se i tha Muntazi që do të vete në Romë, dhe kjo u ormis me këpucë sheshela dhe doli te porta, na la shëndetin dhe i tregoi udhën Muntazit. Kjo është udha e Romës dhe gjithë qaj se do vente të Musineja dhe te Hamiti, por kur e ktheu brenda ja nisi jongarit. Dje u zu me Anenë dhe i tha nuk të dua, po ajo i thosh se nuk ta jap se është e imja, më në fund u pajtuan se nuk e ndajnë dot Musinenë dhe u puthnë. Musine, kur të shihemi kam për të thënë shumë lajme.
Të puth Fejzua
E dashur Musine
Të puth e të përqafoj me shumë mall. Letrën tënde të dashur e mora. Përse më shkruan që të mësoj e t’i bindem mamasë? Mos e kij mëndjen tek mua, se me mësime vete mirë edhe me Lolën nuk zihemi kurrë po lozim të di bashkë në oborr. Musinea, mua dhe Lolën na ka marrë malli shumë për ti, çdo ditë të kemi në gojë dhe numërojmë ditët sa të na viç në shtëpi. Aneja me mamanë të puthin me mall. E përfundoj me dashuri.
Nipi tënd i dashur Hektor.

08 October 2016

Eqrem Çabej,nje trajtese e jashtezakonshme per shqiptaret


Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.
Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.
Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.
Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.
Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.
Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.
Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.
Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.
Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.
Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.
Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.
Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.
Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.
Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.
Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.
Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.
Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.
Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.
Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.
Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972