Showing posts with label sociale. Show all posts
Showing posts with label sociale. Show all posts

30 July 2016

100 thenie per parate

1- “Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1”. – Warren Buffett,
2 -“Kur jeton për opinionin e të tjerëve, je i vdekur” – Carlos Slim
3- -“Vetëm ata që janë në gjumë nuk bëjnë gabime-Ingvar Kamprad
4 – “Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të”. –Bill Gates
5 – Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë… për të blerë gjëra që nuk i duan…për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë”. –Will Rogers
6 -“Paraja ndonjëherë kushton shumë. –Ralph Waldo Emerson
7 -“Çdo ditë është një llogari bankare bosh dhe koha është monedha jonë. Askush nuk është i pasur, askush nuk është i varfër, ne kemi nga 24 orë secili”. –Christopher Rice
8- “Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, dëgjo. Para se të shpenzosh, fito. Para se të investosh, investigo. Para se të kritikosh, prit. Para se të lutesh, fal. Para se të heqësh dorë, përpiqu. Para se të dalësh në pension, kurse. Para se të vdesësh dhuro”. –William A. Ward
-“Jo gjithçka që numërohet ka vlerë, dhe jo gjithçka që ka vlerë mund të numërohet”. –Albert Einstein
10 -“Unë jam i pasur vetëm sepse e di kur e kam gabim …Kam mbijetuar nga njohja e gabimeve të mia”. –George Soros
11- “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”. –Jackie Mason
12 – “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”. -Thënie amerikane
13- “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”. -Woody Allen
14- “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”. – John Updike
15- “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”. – JP Getty
16- “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”. – Edith Wharton
17 – “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”. – Thënie e vjetër irlandeze
18 – “Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë”. –Juvenal
19 – “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”. –Benjamin Franklin
21- “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”. – Spike Milligan
22- “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”. – Henry Youngman
23-  “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”. – Will Smith
24- “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”. – Woody Allen
25- “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”. – Thënie amerikane
26- “Nëse paraja hyn në mes, të gjitha punët mund të bëhen”. –Shekspir
27- “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”. -Johnny Carson
28- “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”. -Bob Hope
29- “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”. –Bo Derek
30- “Çdo mjeshtër dikur ka qenë katastrofë. Asnjë nuk lindi gjeni financiar. Çdo person i pasur mësoi si të ketë sukses në lojën e parasë, kështu që mundeni edhe ju,” – Harv Eker
31- “Nuk e bleva makinën ose orën time të parë luksoze derisa bizneset dhe investimet e mia po prodhonin flukes të shumëfishta e të sigurta të të ardhurash. Edhe pse isha milioner vazhdoja të kisha një Tojota. Njihu për etikën tënde të punës dhe jo për xhinglat që blen,” – Grant Cardone.
32- “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”. – Oscar Wilde
33- “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”. – Yogi Berra
34- “Çdo ditë ngrihe, dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”. – Robert Orben
35- “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t’ia kthesh”. –Thënie amerikane
36- “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”. – Earl Wilson
37- “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”. – Jim Rohn
38- Bëhu i mirë me “budallenjtë”. Ka gjasa të përfundosh i punësuar tek ata.- Bill Gates
39 -“Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliard dollarë”. –J. Paul Getty
40- “Paratë janë realiteti, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të”. –Steve Jobs
41- “Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne”. -Dave Ramsey
42- “Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne”. – Thënie franceze
43- “Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët”. –Albert Einstein
44- “Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para”. – Benjamin Franklin
45- “Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni”. – Benjamin Franklin
46- “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.” – Benjamin Franklin
47- “Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jep”. –Charles Caleb Colton
48- “Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”. –Christina Stead
49- “Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”. – Donald Trump
50- “Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë”. – Anonim


51- “Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni me sa pak që keni”. –Ernest Haskins
52- “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”. – George Bernard Show
53- “Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit”. – George Eliot
54- “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”. – Groucho Marx
55- “Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet”. – H.L. Mencken
56- “Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalli”. – Henry Fielding
57- “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka”. – Jackie Mason
58- “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”. – Jane Austen
59- “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”. – Jonathan Swift
60 – “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”. – Julius Rosenwald
61- “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam e pasur dhe e suksesshme”. – Kelly Rowland
62- “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”. /Proverb
63- “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”. – William Somerset Maugham
64- “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”. –Benjamin Franklin
65- “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”? – Ayn Rand
66- “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”. – Helen Gurley Brown
67- “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”. -Fjalë e urtë
68- “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”. –Ayn Rand
69- “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”. – Ruth Smeltzer
70- Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”. – Mark Twain
71- “Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.- George Lorimer
72- “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”. –Richard Friedman
73 – “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë”. – Owen Laughlin
74- “Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs.
75– “Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”.  – Sheryl Sandberg
76 – “Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet”. – Aristoteli
77– “Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur “– Bob Dylan.
78- “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”. –Johann Wolfgang von Goethe
79- “Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh”. –I panjohur
80- “Edukimi kushton para. Por të njëjtën gjë bën edhe injoranca” – Sir Claus Moser
81- “Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”. –Will Rogers
82- “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”. – Thomas Jefferson
83- “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”. –Robert Bosch
84- “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”. –Jim Rohn
85- “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”. – Henry David Thoreau
86- “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”. –Bill Murray
87- “Paratë nuk rriten në pemë”. – Fjalë e urtë
88- “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”. – Kahlil Gibran
89- “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”. – Tekst nga “Beatles”.
90 – “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”. – Frank Hubbard
91- “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”. – Jack Yelton
92- “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”. –Thënie amerikane
93- “Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë”. –Jackson Brown
94- “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”. – Mark Twain
95- “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”. – Franklin Delano Roosevelt
96- “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”. –Pam Shaw
97- “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”. –Fjalë e urtë indiane
98- “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”. –Thënie amerikane
99- “Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet”. – Oscar Wilde
100– “Të duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion të mirë dhe 5 minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendon këtë do bësh shumë gjëra ndryshe”. –Warren Buffett 

28 July 2016

Gazetari Artan Hoxha:mirenjohje policise per luften ndaj marijuanes


Gazetari Artan hoxha,njohur per disa nga investigimet e tij percolli nje mesazh mirenjohje per forcat policore qe perballen me trafikantet dhe kultivuesit e marijuanes.
"Nje falenderim dhe mirenjohje per çdo efektiv te Policise se Shtetit(pavarsisht funksionit apo detyres) qe kam takuar keto jave, te angazhuar ne aksionin antikanabis ne çdo cep te Shqiperise. Çdo rrenje kanabis qe ju asgjesoni i heq minimalisht 1000 euro nga duart narkotrafikut,shkruan Hoxha.Dhe vijon mesazhin e tij: 
"Nuk e keni te lehte. 
Diku do t'ju shajne nen ze, e diku haptazi.
Diku do t'ju mallkojne se po u hiqni buken e femijeve, e diku tjeter do t'ju qellojne me arme. Diku do t'ju tradhetojne te korruptuarit mes jush, e diku do t'ju nxjerrin ne prite per te sakrifikuar ndoshta dhe jeten tuaj.
Mos u tutni!!!
Duam apo nuk duam, per ata qe u duan dhe ata qe u shajne nga mengjesi ne darke, Ju jeni shpresa jone e vetme.
Ju mungojne mjetet e nevojshme per te permbushur nje detyre qe nuk ngjan me ate te asnje kolegu tuaj evropian.
Nuk keni paisjet e duhura, nga ato personale e deri te mjetet e transportit.
Nuk keni shperblimin material.
Madje per ironi te fatit, shkaterroni me mijera e dhjetera mijera rrenje kanabis ne dite, por paguheni ne muaj aq sa prodhon nje bime e vetme nga ato qe ju korrni.
Nuk keni mbeshtetjen e plote politike.
Por as mos e prisni. Nuk keni per ta patur.
Per ju nuk do kete kurre "konsensus patriotik".
Harrojeni!!!
Eshte nje lufte e padrejte dhe e pabarabarte. Policet e varfer kunder miliardave te narkotrafikut, qe ushqejne jo vetem korrupsionin e pushtetit, makuterine e gjyqesorit e drejtesise, por dhe gjithe politikanet e inkriminuar te ketij vendi.
Shanset per fitore duket se nuk anojne nga ju.
Por mos harroni,
JU jeni TE MIRET....
dhe Kurre nuk do jeni vetem....

10 emrat me te perdorur tek shqiptaret ne 2014 (meshkuj dhe femra-sipas INSTAT)

RenditjaEmriNumriPer 1000
Emri i vajzave
1Amelia36310.2
2Ajla2717.6
3Melisa2206.2
4Amelja1664.6
5Klea1554.3
6Sara1484.1
7Kejsi1273.6
8Noemi1183.3
9Alesia1163.2
10Leandra1123.1
Emrat e meshkujve
RenditjaEmriNumriPer 1000
1Noel49013.7
2Joel48313.5
3Mateo1915.3
4Ergi1815.1
5Luis1714.8
6Aron1413.9
7Samuel1303.6
8Roan1233.4
9Roel1183.3
10Xhoel1163.2

24 July 2016

Detajet e aksidentit ne Gjirokaster-Tepelene




Vijne detaje nga aksidenti ne segmentin Gjirokaster Tepelene. Burimet paraprake flasin per dy viktima nje grua dhe nje femije. Makina e perplasur  eshte me targa te Zvicres  ndersa furgoni nje mjet pasagjeresh. Ngjarja ne afersi te Mashkullores.  Njoftohen edhe disa te plagosur nga perplasja e forte. Sipas  burimeve paraprake te policise  nje nga viktimat eshte me mbiemrin Hasani.

22 July 2016

Turizmi pa guida te liçensuara



Shqipëria është i vetmi vend në Europë, e ndoshta ndër të rrallat në botë, që nuk licencon guidat e saj turistike.

Edhe pse pretendojmë se numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po vjen gjithnjë në rritje, ku pjesa e konsiderueshme e tyre janë turistë të huaj, mungojnë guidat e mirëfillta turistike të licencuara për të drejtuar udhëtimet turistike sipas itinerareve të ndryshme. 

21 July 2016

Raste te shtuara te zjarreve ne brezin kufitar me Greqine



zjarret afrohen rrezikshem por emergjencat kane pak mjete dhe terreni eshte i veshtire

18 July 2016

Tjeter arrestim ne Lazarat per narkotike,ne pranga nje i moshuar

Një i kërkuar për kultivim të lëndës narkotike u arrestua nga Policia e Gjirokastrës. 62-vjeçari V.Gj  me banim në Lazarat u vu në pranga për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar në mungesë masën e sigurimit personal të arrestit me burg, në 27 prill të këtij viti.

17 July 2016

Bashkia Libohove,kurse falas per rrobaqepesi


Kryqi i Kuq Gjirokastër ofron kurse rrobaqepësie falas për një periudhë 3 mujore. Kursi zhvillohet tre herë në javë. Gratë dhe vajzat e interesuara të paraqiten brenda këtyre ditëve pranë Bashkisë Libohovë për t'u regjistruar dhe për çdo lloj informacioni tjetër. Aftësimi përmes këtyre kurseve është një mundësi e mirë në rrugën për të mësuar zanatin e rrobaqepësit.

16 July 2016

18 – 24 Korrik 2016, java shqiptare e medias sociale në Shqipëri


25 vjetori i themelimit të programit MEDIA të Bashkimit Evropian, i cili që prej vitit 2014, i është bashkuar programeve të kulturës të BE –së, me titullin EVROPA KRIJUESE, e gjen Shqipërinë për herë të parë anëtare më te drejta të plota, duke i dhënë mundësi të gjithë sektorit të industrisë krijuese shqiptare të aksesojë fondet e BE –së mbi : prodhimet, shpërndarjen, trajnimin dhe zhvillimin e produkteve kinematografike dhe ato audiovizuale si dhe mbështetjen e festivaleve apo eventeve kinematografike dhe ato audiovizuale me fokus : zhvillimin e audiencës dhe shpërndarjen e filmit evropian.
2016, që përkon me 25 vjetorin e themelimit të programit Media, do të jetë një vit në të cilin Komisioni Evropian, Agjencia EACEA që administron programin Media të Evropës Krijuese, do t`i dedikojë një javë të plotë promovimi në median seciale industrisë krijuese të të gjitha vendeve që marrin pjesë në programin Media.

18 – 24 korrik 2016, është java shqiptare e medias sociale e mbështetur nga Komisioni Evropian / EACEA programi Media. Gjatë kësaj jave, Media Desk Albania, do të postojë një cikël informacionesh në lidhje me zhvillimet e industrisë krijuese në Shqipëri, këto postime do të shpërndahen në median sociale të Komisionit Evropian / EACEA, Evropa Krijuese programi Media, si dhe nga të gjitha mediat sociale tv të gjitha zyrave MEDIA DESK të vendeve që marrin pjesë në programin Media.